foto nga VCG
Një në çdo pesë banorë në Gjermani është me origjinë nga jashtë. Regjistrimi bazohet në një vlerësim kompleks të të dhënave dhe në një anketë me qytetarët, e cila organizohet rreth çdo dhjetë vjet. Rezultatet e publikuara gjenden edhe në internet në faqen e Zyrës Federale të Statistikave.
40 për qind e këtyre emigrantëve kanë marrë nënshtetësinë gjermane.
foto nga VCG
Vendet nga të cilat ka ardhur numri më i madh i të huajve që jetojnë në Gjermani janë Polonia (12 për qind), Turqia (9 për qind) dhe Rusia (7 për qind), shkruan “Panorama”.
Siria dhe Ukraina përbëjnë secila nga 5 për qind të të huajve.
foto nga VCG
Megjithatë, numri i ukrainasve që kanë ardhur në Gjermani për t’i shpëtuar konfliktit ka vazhduar të rritet ndjeshëm që nga data e përfundimit të regjistrimit të fundit të popullsisë në maj të vitit 2022. (Irma)