foto nga VCG
Udhëheqësit e NATO-s të mbledhur në Uashington u takuan me krerët e Japonisë, Koresë së Jugut, Australisë, Zelandës së Re dhe Ukrainës, në ditën e tretë dhe të fundit të një samiti që shënoi 75-vjetorin e aleancës.
Liderët e NATO-s njoftuan mbështetje të mëtejshme ushtarake për përpjekjet e Ukrainës për të zmbrapsur ushtrinë ruse, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore dhe një zotim për të shpenzuar 40 miliardë euro (43 miliardë dollarë) në vitin 2025.
foto nga VCG
Ata gjithashtu e shpallën “të pakthyeshme” rrugën e ardhshme të Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO, shkruan “ATSH”.
Dita e fundit e samitit iu kushtua marrëdhënieve të jashtme. Fillimisht një takimi me katër partnerët Indo-Paqësor të Japonisë, Koresë së Jugut, Australisë dhe Zelandës së Re, e ndjekur nga Këshilli NATO-Ukrainë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
foto nga VCG
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se samiti kishte qenë shumë i suksesshëm.
Sipas tij, fokusi ishte rritja e pajisjeve të mbrojtjes të aleancës, rritja e fuqisë së NATO-s dhe gjithashtu rritja e shpenzimeve për mbrojtjen. (Irma)