foto nga VCG
foto nga VCG
Ministria kienze e Burimeve Ujore njoftoi se lumi Yangtze po përjeton përmbytjen e dytë të vitit.
Rrjedha e ujit në rezervuarin e Tre Grykave arriti në 50.000 metra kub në sekondë pasditen e të enjtes, duke e shtyrë nivelin e ujit në 161.1 metra, shkruan “Xinhua”.
Javët e fundit, zonat jugore të Kinës janë goditur nga reshjet e dendura të vazhdueshme të shiut.
foto nga VCG
Ministria ka lëshuar përgjigje emergjente ndaj përmbytjeve në disa provinca dhe dërgoi pesë ekipe pune në Sichuan, Chongqing, Hunan, Jiangxi dhe Anhui për të ofruar udhëzime për lehtësimin e përmbytjeve.
Ministria nxiti gjithashtu përpjekjet për të forcuar monitorimin dhe paralajmërimin e hershëm të përmbytjeve, rritjen e patrullimit të digave dhe zhvendosjen e njerëzve që jetojnë në zonat e rrezikuara nga përmbytjet në vende të sigurta. (Irma)