foto nga VCG
Kina ka rreth 105 qendra të nivelit kombëtar të dedikuara për ofrimin e udhëzimeve për kujdesin para lindjes dhe pas lindjes, si dhe prindërimin, deklaroi He Xiang, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Planifikimit Familjar të Kinës, shkruan “Xinhua”.
Ka gati 385 qendra prindër-fëmijë të nivelit kombëtar në komunitetet urbane dhe rurale në mbarë vendin, të cilat organizojnë aktivitete prindër-fëmijë dhe promovojnë njohuritë shkencore të prindërimit, tha ai në një aktivitet promovues në kuadër të Ditës Botërore të Popullsisë, në Ordos, në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës.
foto nga VCG
Sipas tij, në të gjithë vendin janë ndërtuar më shumë se 1000 qendra orientimi dhe afërsisht 4000 qendra prindër-fëmijë.
Ai vuri në dukje se përmes aktiviteteve, të tilla si klasa për të sapomartuarit dhe prindërit, dhe vizitat në shtëpi, shoqata përpiqet të ofrojë konsultime mbi kujdesin para dhe pas lindjes, të promovojë njohuritë dhe aftësitë shkencore të prindërimit, të përmirësojë aftësitë e familjeve për rritjen e fëmijëve dhe të lehtësojë ankthet e prindërve.
foto nga VCG
Li Bin, nënkryetari i Komisionit Kombëtar të Shëndetit, tha se komisioni do të prezantojë politika më të favorshme për të përmirësuar shërbimet përkatëse dhe për të krijuar një mjedis social më mbështetës për lindjen e fëmijëve dhe prindërimin. (Irma)