foto nga VCG
Në qytetin Shaoxing, në provincën Zhejiang të Kinës lindore, janë zbuluar themele ndërtesash në shkallë të gjerë që datojnë rreth 2500 vjet më parë, njoftoi të premten Administrata Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore, citon “Xinhua”.
Ky zbulim shënon konfirmimin e parë të strukturave të tilla nga periudha e shteteve ndërluftuese (475-221 p.e.s.) brenda qytetit, duke ofruar të dhëna vendimtare në kërkimin e kryeqendrës së shtetit të lashtë Yue.
foto nga VCG
Gjetjet u zbuluan në një konferencë të mbajtur nga administrata për të nxjerrë në pah përparimet kryesore në kuadër të një projekti që eksploron arkeologjinë në Kinë.
foto nga VCG
Përveç strukturave të shtetit Yue, arkeologët kanë zbuluar mbetje arkitekturore me status të lartë të dinastive Han perëndimore dhe lindore (202 p.e.s.-220) në Shaoxing.
Këto zbulime përfaqësojnë arritje të rëndësishme mes përpjekjeve të vazhdueshme të Kinës për eksplorimin arkeologjik. (Irma)