foto nga VCG
Pothuajse gjysmë milioni njerëz në Rripin e Gazës po vuajnë nga nivele katastrofike të urisë, paralajmëruan Kombet e Bashkuara.
“Qasja dhe furnizimet e kufizuara kanë bërë që familjet shpesh të mos marrin ndihmën ushqimore që u nevojitet”,- bëri të ditur OKB-ja në një postim në “X”.
“Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së mbetet në terren, por ka nevojë për akses të besueshëm dhe furnizime ndihmash”,- thuhet në postim.
foto nga VCG
Pas më shumë se nëntë muaj lufte dhe shkatërrime të rënda në Rripin e Gazës, sipas organizatave të ndihmës, situata humanitare për popullatën është në krizë të rëndë, shkruan “ATSH”.
Izraeli ka bllokuar dhe bombarduar pjesë të mëdha të Rripit të Gazës në një luftë të nisur pasi grupi militant palestinez Hamas udhëhoqi sulmet e paprecedenta ndaj Izraelit më 7 tetor, ku u vranë më shumë se 1200 njerëz.
foto nga VCG
Sipas autoritetit shëndetësor të kontrolluar nga Hamasi në Gaza, më shumë se 38,000 njerëz janë vrarë në territorin palestinez që nga fillimi i luftës. (Irma)