foto nga VCG
Venecia dëshiron të vazhdojë të aplikojë pagesën e një tarife hyrjeje për vizitorët ditorë, pas përfundimit të periudhës së provës, programi i parë i këtij lloji në botë, i cili përfundon këtë fundjavë.
“Qyteti planifikon të marrë parasysh kërkesën në çmimin e ri dhe të dyfishojë tarifën nga 5 euro në një maksimum prej 10 eurosh, kur qyteti lagunar të jetë veçanërisht i ngarkuar me turistë”,- deklaroi Michele Zuin, një këshilltar bashkiak i qytetit.
foto nga VCG
Periudha e provës arkëtoi më shumë se 2 milionë euro (2.1 milionë dollarë) në arkat e qytetit, bën të ditur “ATSH”.
Gjatë periudhës së provës, një tarifë hyrjeje prej pesë eurosh, u vendos midis orës 08:30 dhe 16:00. Vizitorët mund të skanojnë një kod QR nëpërmjet internetit dhe ta shkarkojnë atë në telefonat e tyre celularë për ta paguar.
foto nga VCG
Me rreth 15 milionë turistë në vit, Venecia është ndër qytetet më të vizituara në botë. Turizmi masiv sjell shumë para në arkat e qytetit, por shkakton edhe dëme të konsiderueshme. (Irma)