foto nga VCG
Banka e palcës së kockave në Kinë ka regjistruar deri të premten rreth 18.000 dhurime të qelizave staminale hematopoietike nga shumë donatorë vullnetarë, njoftoi Programi i Donatorëve të Palcës në Kinë (CMDP), citon “Xinhua”.
Qelizat staminale hematopoietike janë qelizat burimore që krijojnë të gjitha llojet e qelizave të gjakut dhe gjenden në palcën e kockave.
Dhurimet nga vullnetarë mund të jenë shpëtimtare për pacientët me sëmundje të gjakut, si leucemia.
foto nga VCG
CMDP, një organizatë jofitimprurëse që operon një bankë kombëtare të dhënash për donatorët vullnetarë, ka mbi 3.45 milionë vullnetarë në regjistrin e saj, duke u shndërruar në bankën e katërt në botë të palcës së kockave.
foto nga VCG
Në gjysmën e parë të vitit u regjistruan 1197 vullnetarë, 197 më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023.
Kina raportoi transplantin e saj të parë të palcës kockore nga një dhurues i palidhur me pacientin në vitin 1996. (Irma)