foto nga VCG
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se mbështetja e aleancës për Ukrainën nuk e bën atë palë në konflikt.
Duke folur në një konferencë për media në kuadër të Samitit të NATO-s në Uashington, Stoltenberg tha se aleatët ranë dakord të forcojnë mbrojtjen transatlantike, të rrisin bashkëpunimin industrial dhe të përmirësojnë mbrojtjen ajrore dhe raketore, citon “ATSH”.
foto nga VCG
“Ne do të ofrojmë gjithashtu mbështetje për zhvillimin afatgjatë të forcave të armatosura të Ukrainës. Kjo nuk do ta bëjë NATO-n palë në konflikt, por do ta ndihmojë Ukrainën të ruajë të drejtën e saj për vetëmbrojtje”,- tha ai.
foto nga VCG
Stoltenberg tha se anëtarët e NATO-s ranë dakord për një zotim financiar për të ndihmuar Ukrainën të ndërtojë një forcë të aftë për të mposhtur agresionin rus. Më herët, aleanca njoftoi se Ukraina do të marrë 40 miliardë euro. (Irma)