foto nga VCG
Kina ka pasur një vit tjetër me korrje të larta të grurit veror, treguan të dhënat zyrtare të premten.
Prodhimi i grurit veror të vendit arriti në 149.78 milionë tonë këtë vit, 2.5 për qind ose gati 3.63 milionë tonë më shumë në baza vjetore, sipas një sondazhi të bërë nga Zyra Kombëtare e Statistikave, citon “Xinhua”.
Sipërfaqja e mbjellë e drithërave në Kinë u rrit në 26.613 milionë hektarë në vitin 2024, 4500 hektarë më shumë se vitin e kaluar, duke ruajtur stabilitetin.
foto nga VCG
U mbollën mbi 23 milionë hektarë grurë, 0.1 për qind më shumë në baza vjetore.
Prodhimi i drithit veror për hektar këtë vit arriti në 5628 kilogramë, një rritje prej 2.5 për qind ose 135.4 kilogramë nga viti i kaluar.
Provinca qendrore Henan e Kinës arriti një prodhim veror të grurit prej afro 37.86 milionë tonë këtë vit, më i madhi në nivele provinciale.
foto nga VCG
Gjatë një udhëtimi kërkimor në provincën Henan të Kinës qendrore në maj, kryeministri kinez, Li Qiang, bëri thirrje për përpjekje për të siguruar një korrje të shpejtë të grurit veror dhe për të promovuar zhvillimin inovativ të bujqësisë.
Ndërsa bëri thirrje për përpjekje për të rritur korrjen e mekanizuar ndërrajonale, për të parandaluar dhe kontrolluar fatkeqësitë dhe për t'u përgatitur për mbjelljen e verës, kryeministri Li tha se çmimet minimale të blerjes së grurit duhet të përdoren mirë për të siguruar që fermerët të jenë në gjendje të fitojnë para. (Irma)