foto nga VCG
Udhëtimet e pasagjerëve hekurudhorë në Kinë arritën një rekord prej rreth 2.1 miliardë në gjysmën e parë të vitit, një rritje prej 18.4 në baza vjetore, treguan të premten të dhënat nga “China State Railway Group Co., Ltd”, citon “Xinhua”.
Sipas operatorit hekurudhor, gjatë periudhës, mesatarisht 10.256 trena pasagjerësh operoheshin çdo ditë, me një rritje prej 9.4 për qind në baza vjetore. Kompania bëri të ditur se ka përforcuar aftësitë e saj për transportin e pasagjerëve ndërkufitarë që nga fillimi i këtij viti.
foto nga VCG
Hekurudha Kinë-Laos trajtoi rreth 117.000 udhëtime të pasagjerëve ndërkufitarë në gjysmën e parë të vitit.
foto nga VCG
Hekurudha e shpejtësisë së lartë Guangzhou-Shenzhen-Hong Kong raportoi rreth 7.59 milionë udhëtime pasagjerësh, 72.4 për qind më shumë se një vit më parë.
I nxitur nga zgjerimi i kërkesave të turizmit në të gjithë vendin, “China State Railway” bëri të ditur se 789 trena turistikë u vunë në funksion në gjysmën e parë të vitit, një rritje prej 20.3 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. (Irma)