foto nga VCG
Administrata Kombëtare e Sigurisë Shëndetësore e Kinës publikoi të premten një listë me mbi 60 raste tipike të keqpërdorimit të fondeve të sigurimit mjekësor.
Rastet u zbuluan në një inspektim të kryer pa paralajmërim, i nisur në prill të këtij viti, dhe përbëheshin nga praktika të keqpërdorimit të fondeve të sigurimit mjekësor në gjashtë specialitete mjekësore si mjekësia kardiovaskulare, ortopedi dhe mjekësia rehabilituese, shkruan “Xinhua”.
foto nga VCG
Praktikat përfshinin tarifa të përsëritura dhe përdorimin e fondeve për të paguar shpenzimet për barnat dhe shërbimet që nuk mbulohen nga sigurimet shëndetësore.
foto nga VCG
Në fund të qershorit, administrata njoftoi se nga inspektimi u zbuluan katër spitale në provincat Henan dhe Liaoning të përfshirë në aktivitete të dyshuara të mashtrimit të sigurimit mjekësor. (Irma)