foto nga VCG
Galaktika e Rrugës së Qumështit mund të jetë më e madhe nga sa pritej më parë dhe të ketë një strukturë radiale më komplekse, bëhet e ditur në studimin e kryer nga ekspertë nga Universiteti Yunnan dhe disa institute ndërkombëtare, i botuar në revistën “Nature Astronomy”, përcjell “Xinhua”.
Duke përdorur të dhëna nga sondazhet spektroskopike yjore, studiuesit ndërtuan një shpërndarje të densitetit radial të yjeve nga rajonet e brendshme në ato të jashtme, duke matur rrezen e galaktikës.
Rezultati tregon se struktura e diskut galaktik në rajonin e jashtëm të diskut përputhet me një shpërndarje klasike eksponenciale, ndërsa rajoni i brendshëm i diskut mbetet pothuajse i sheshtë.
foto nga VCG
Ky zbulim është i ndryshëm nga supozimi afatgjatë i një disku të vetëm eksponencial për galaktikën, deklaroi Lian Jianhui, një studiues në Universitetin Yunnan, duke theksuar se studimi mund të ndikojë në matjen e vetive kryesore fizike të galaktikës.
Gjysmë rrezja e dritës së galaktikës, brenda së cilës gjendet gjysma e shkëlqimit të saj, u vlerësua të ishte rreth 10.000 vite dritë. Rrezja ishte jashtëzakonisht më e vogël në krahasim me galaktikat me masë të ngjashme, dhe kështu, Rruga e Qumështit u klasifikua si një galaktikë kompakte.
foto nga VCG
Megjithatë, bazuar në shpërndarjen komplekse të densitetit të propozuar në studim, gjysmë rrezja e dritës së galaktikës është 19.000 vite dritë, pothuajse në përputhje me rrezen e galaktikave të afërta me masë të ngjashme.
Lian tha se studimi kontribuon për të kuptuar strukturën e përgjithshme dhe evolucionin e galaktikës. (Irma)