Reshjet e dendura të shiut në Chongqing shkaktojnë disa viktima
2024-07-12 16:43:10

Numri i viktimave nga reshjet e dendura të shiut në komunën Chongqing të Kinës jugperëndimore është rritur në gjashtë, thanë autoritetet lokale të enjten, citon “Xinhua”.

Reshjet e forta kanë goditur zonën që nga mbrëmja e së mërkurës, duke ngritur ujin mbi nivelin e alarmit në 15 lumenj.

Foto:VCG

Foto:VCG

Shiu i dendur i paprecedentë ka lënë një person të vdekur dhe tre të tjerë të zhdukur në komunën Chongqing të Kinës jugperëndimore, thanë autoritetet lokale të enjten.

Viktimat u raportuan pasi stuhitë e shiut goditën qarkun Dianjiang nga mbrëmja e së mërkurës deri të enjten në mëngjes, sipas zyrtarëve të qarkut, me reshjet maksimale ditore të matura në 254.6 mm, një rekord i lartë qëkur qarku kishte të dhëna meteorologjike.

Foto:VCG

Foto:VCG

Një person humbi jetën pas shembjes së një shtëpie në qytetin Huangsha, ndërsa tre persona janë zhdukur në fshatin Longquan të qytetit Gangjia, ku shiu i dendur shkaktoi një rrëshqitje dheu.

Mbi 6900 njerëz në qark janë prekur nga reshjet e fundit dhe stuhitë e shiut, duke përfshirë 170 njerëz që u evakuuan, thanë zyrtarët.  (Irma)