Qytetet portuale kineze regjistruan rritje të ekonomisë në vitin 2023
2024-07-12 16:19:26

Vlera e shtuar e ekonomisë në qytetet portuale kineze ishte rreth 6.2 trilionë juanë (rreth 869.05 miliardë dollarë amerikanë) në vitin 2023, duke përbërë 13.4 për qind të prodhimit të përgjithshëm ekonomik të këtyre qyteteve, thuhet në Raportin e Zhvillimit Ekonomik Portual të Qyteteve Port Kineze, të publikuar nga Instituti i Planifikimit dhe Kërkimit të Transportit të Ministrisë së Transportit, në Ekspozitën Ndërkombëtare të Industrisë së Transportit, në Tianjin, shkruan “Xinhua”.

Foto:VCG

Porti i qytetit Qingdao(Foto:VCG)

Vlera e shtuar u rrit me 192.9 miliardë juanë gjatë vitit të kaluar.

Raporti ofron një vlerësim gjithëpërfshirës të zhvillimit ekonomik portual të 59 qyteteve port kineze.

Qytetet portuale të rajonit të deltës së lumit Yangtze kontribuan me 44.7 për qind të vlerës së shtuar totale të ekonomisë portuale, duke u shfaqur si zona më e zhvilluar e ekonomisë portuale midis rajoneve bregdetare.

Porti i qytetit Ningbo(Foto:VCG)

Porti i qytetit Ningbo(Foto:VCG)

Foto:VCG

Porti Shangai(Foto:VCG)

Në vitin 2023, ekonomia portuale përbënte përkatësisht 15 për qind, 22 për qind dhe 8 për qind të industrive parësore, dytësore dhe terciare në qytetet port, duke mbështetur ndjeshëm industrinë parësore dhe dytësore, thuhet në raport.

Dokumenti vuri në dukje se ekonomia portuale në Kinë bazohet ende në industri themelore tradicionale, duke u përballur me problemet e përmbajtjes së ulët teknologjike, zinxhirit të paplotë industrial dhe më pak zhvillimit të grupimeve. (Irma)