Linja telefonike e Rojës Bregdetare në Kinë ndihmon në ruajtjen e sigurisë detare
2024-07-12 15:47:58

CFP

Linja telefonike e Rojës Bregdetare në Kinë (CCG), 95110, e krijuar në vitin 2019, ka ndihmuar efektivisht oficerët t'i përgjigjen rasteve detare dhe të garantojnë sigurinë në det, bëri të ditur CCG-ja, citon “Xinhua”.

Gjatë pesë viteve të fundit, linja telefonike 24-orëshe ka marrë rreth 310.000 raporte dhe ka trajtuar mbi 68.000 raste.

Më shumë se 5900 nga rastet përfshinin kontrabandë, trafik droge dhe emigrim të paligjshëm, duke çuar në arrestimin e mbi 17.000 të dyshuarve, treguan të dhënat nga CCG-ja.

Linja telefonike ka ndihmuar gjithashtu në zgjidhjen e mbi 8600 rasteve të shkatërrimit ekologjik detar, si dhe në shpëtimin e më shumë se 1100 anijeve dhe mbi 5900 njerëzve në rrezik, sipas CCG-së. (Irma)

CFP