Kryeministri grek (Foto Panorama)
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, foli nga Samiti i NATO-s në Uashington për nevojën e respektimit të Marrëveshjes së Prespës.
Kryeministri grek tha se progresi, siguria dhe prosperiteti bazohen në respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, raportojnw mediet greke, citon “Panorama”.
“Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës është thelbësor për Aleancën, për Ballkanin Perëndimor dhe për komunitetin ndërkombëtar. Shkelja ose zbatimi selektiv i Marrëveshjes së Prespës do të minonte besueshmërinë e të gjitha përpjekjeve për zgjidhjen e çështjeve të tjera të pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor dhe do të rrezikonte stabilitetin dhe sigurinë në rajon”,- deklaroi kryeministri grek.
Sipas tij, Marrëveshja e Prespës mundësoi zgjerimin e Aleancës me pranimin e Maqedonisë së Veriut. (Irma)