Përmbyetjet në Gjermani (Foto ATSh)
Gjermania është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe stuhi, të cilat shkaktuan përmbytje të mëdha dhe reagime të shumta emergjente në disa pjesë të vendit, shkruan “ATSH”.
Në qytetin jugperëndimor të Rastatt, stuhitë dhe shiu i dendur shkaktuan rreth 100 thirrje urgjente pasi bodrumet dhe nënkalimet ishin mbushur me ujë, sipas policisë.
Nuk raportohet për të lënduar, por priten dëme të konsiderueshme materiale.
Shirat e dendur kanë bërë që uji të rrjedhë në raftet e Bibliotekës Qendrore dhe Rajonale të Berlinit.
Në shtetin gjerman të Hesse, stuhitë e forta dhe përmbytjet çuan në ndërhyrje të shumta policore dhe shërbimet e emergjencës hoqën pesë pemë të rrëzuara nga dy autostrada.
Në rajonin lindor të Saksonisë, një tren u përplas me dy pemë të rrëzuara, por nuk doli nga shinat. (Irma)