Dështon testi i fluturimit të raketës transportuese komerciale të Kinës
2024-07-12 16:56:16

Foto:MyDrive

Rezultoi i pasuksesshëm testi i fluturimit të raketës transportuese komerciale SQX-1 Y8 të një kompanie private hapësinore kineze, shkruan “Xinhua”.

Performanca jonormale u identifikua gjatë fluturimit të raketës, e cila u ngrit nga qendra e lëshimit satelitor Jiuquan në Kinën veriperëndimore mëngjesin e të enjten.

Shkaku i dështimit është nën hetim. (Irma)