Arbitrazhi i paligjshëm nuk mund të zgjidhë mosmarrëveshjet e Detit të Kinës Jugore
2024-07-12 14:44:51

Nga Lei Xiaolu

Profesore në Institutin e Studimeve të Çëshjeve Kufitare dhe Oqeanike të Kinës pranë Universitetit të Wuhan-it

Anija ushtarake filipinase që ankordon ilegalisht në gumën Ren'ai(Foto:VCG)

Ditët e fundit, krahas provokimeve të pandërprera të Filipineve në Detin e Kinës Jugore, po bëhen diskutime të nxehta rreth vendimit të arbitrazhit për Detin e Kinës Jugore të vitit 2016, madje qarkullon propozimi për të vazhduar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet arbitrazhit.

Por, në fakt, në tetë vjetët e fundit, vendimi i arbitrazhit nuk ka pasur një ndikim pozitiv në menaxhimin dhe kontrollin e mosmarrëveshjeve në Detin e Kinës Jugore, as në zgjidhjen e çështjeve përkatëse. Problemi qëndron në natyrën e paligjshme të artibrazhit.

Gjykata e arbitrazhit mori një vendim jashtë juridiksionit të vet, duke anashkaluar enkas deklaratat përjashtuese të bëra prej Kinës sipas nenit 298 të Konventës për Ligjin Detar të OKB-së dhe duke shkelur parimin e pranimit të shteteve të përfshira. Ajo keqinterpretoi Konventën, dëmtoi besueshmërinë e mekanizmit të arbitrazhit e të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të caktuar në Shtojcën 7 të Konventës, prishi ekuilbrin e interesave të  palëve të ndryshme nënshkruese të Konventës dhe solli ndikim negativ në sundimin e ligjit ndërkombëtar. 

Foto:VCG

Anija kinez merr masa kontrolli ndaj anijes filipinase që futet ilegalisht në ujërat e Detit të Kinës Jugore afër gumës Ren'ai, mars 2024(Foto:VCG)

Sipas praktikave të vendeve të Azisë Juglindore dhe të Kinës, drejtësia dhe arbitrazhi ndërkombëtar shpesh nuk arrijnë t'i zgjidhin siç duhet mosmarrëveshjet shumëpalëshe. Kjo lidhet me traditën dhe kulturën që vendet e Azisë Juglindore dhe Kina në përgjithësi parapëlqejnë t'i zgjidhin mosmarrëveshjet nëpërmjet “paketave të masave” e t'i menaxhojnë e parandalojnë mosmarrëveshje para zgjidhjes së tyre. Çdo metodë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve duhet të respektojë dëshirat e traditat e palëve të interesuara dhe të marrë parasysh se si mund të bashkëjetojnë palët në mënyrë paqësore dhe afatgjatë. Fokusi nuk duhet të vihet vetëm në rregullat dhe rezultatet, por gjithashtu duhet të kihet parasysh nëse mënyrat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve janë të përshtatshme.

Rasti i arbitrazhit mbi Detin e Kinës Jugore ka pasur një ndikim negativ në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përkatëse. Për këtë vendim arbitrazhi të paligjshëm dhe joefektiv, qeveria kineze mban qëndrimin e "mospranimit, mospjesëmarrjes dhe mosnjohjes". Vendimi i arbitrazhit të Detit të Kinës Jugore nuk është një pasuri për të gjitha palët, por një mësim që na kujton se si të menaxhojmë e të parandalojmë mosmarrëveshjet dhe të ruajmë paqen e qëndrueshmërinë në Detin e Kinës Jugore. Përpjekjet për të arritur të ashtuquajturin "efektivitet" të një vendimi të paligjshëm përmes një arbitrazhi tjetër janë të kota, duke ecur më tej në një rrugë të gabuar.