Bukuresht në temperaturë të lartë(Foto:VCG)
Mbi tre të katërtat e qarqeve të Rumanisë do të jenë nën një alarm të kuq për nxehtësi ekstreme dhe shqetësime të rënda termike gjatë fundjavës, me temperatura që pritet të rriten në 41 gradë celsius, bëri të ditur Administrata Kombëtare Meteorologjike (ANM), citon “Xinhua”.
Alarmi i kuq do të jetë në fuqi të shtunën dhe të dielën për rajonet Crisana, Banat, Oltenia, Muntenia, Moldavia dhe kryeqytetin Bukuresht, ku temperaturat maksimale pritet të variojnë nga 37 deri në 41 gradë Celsius, dhe indeksi i temperaturë-lagështisë (THI) do të kapërcejë pragun kritik prej 80 njësive, duke treguar shqetësim të fortë termik, sipas ANM-së.
Ndërkohë, pjesa tjetër e vendit do të jetë nën alarmin e portokalli për vapë, duke përjetuar temperatura maksimale ndërmjet 35 dhe 40 gradë celsius, me zonat bregdetare që arrijnë nga 32 deri në 35 gradë celsius. (Irma)