Kina ndërton rrjetin e parë në botë të testimit në terren për komunikimin 6G
2024-07-12 16:59:58

Një grup inxhinierësh kinezë të telekomit kanë krijuar rrjetin e parë në botë të testimit në terren për komunikimin 6G dhe integrimin inteligjent.

Foto:VCG

Foto:VCG

Rrjeti eksperimental ka demonstruar se komunikimi semantik mund të arrijë aftësitë e transmetimit të 6G në infrastrukturën ekzistuese 4G, shkruan “Xinhua”.

Gjithashtu, rrjeti ka arritur një përmirësim të dukshëm dhjetëfish në matjet kryesore të komunikimit, duke përfshirë kapacitetin, mbulimin dhe efikasitetin, sipas një ekipi nga Universiteti i Postës dhe Telekomunikacionit të Pekinit, i cili paraqiti në një seminar rezultatet e arritura.

Foto:VCG

Foto:VCG

Rrjeti shërben si një platformë e cila lehtëson përpjekjet e institucioneve kërkimore në kryerjen e kërkimeve teorike dhe verifikimin fillestar të teknologjive kryesore 6G.

Ai mund të ulë në mënyrë efektive pragun e hyrjes për kërkimin 6G, duke e bërë atë më të aksesueshëm për inovacion, sipas ekipit.

Kina po punon për të komercializuar 6G, teknologjinë e ardhshme “wireless” pas 5G, deri në vitin 2030, ndërsa standardet 6G pritet të vendosen në vitin 2025. (Irma)