Arkeologë turq (Foto Dailysabah)
Turqia ka nisur së fundmi një projekt të madh arkeologjik për të zbuluar dhe ruajtur trashëgiminë e saj, duke siguruar që këto pasuri t'u kalohen brezave të ardhshëm.
Ministria Turke e Kulturës dhe Turizmit bëri të ditur në një deklaratë se nisma synon të arrijë në katër vitet e ardhshme atë që ka përftuar në 60 vjet në fushën e arkeologjisë së Turqisë, duke siguruar që kjo periudhë të mbahet mend si epoka e artë e arkeologjisë turke, shkruan “Xinhua”.
Sipas ministrisë, Projekti i Trashëgimisë për të Ardhmen konsolidon përpjekjet e gërmimit, restaurimit dhe peizazhit në të gjitha vendet arkeologjike, të cilat filluan brenda katër viteve të fundi.
Projekti parashikon që shkencëtarët turq, të emëruar nga ministria, do të mbikëqyrin koordinimin në vendet e menaxhuara nga 28 studiues të huaj në 224 zona arkeologjike në mbarë vendin.
Ministria ka akorduar 1.1 miliardë lira turke (rreth 33.4 milionë dollarë amerikanë) për punime gërmimi, restaurimi dhe peizazhi, me plane për të ndarë 6 miliardë lira shtesë në vitin 2025.
Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoy theksoi kohët e fundit se qeveria ka filluar të ndajë buxhete për konservim dhe restaurim për herë të parë për të arritur qëllimet e projektit.
Si pjesë e projektit, përmirësimet e qendrave të mirëseardhjes së vizitorëve, instalimet e ndriçimit dhe planet e menaxhimit të vizitorëve po zbatohen gjithashtu në zona të aksesueshme nga publiku. (Irma)