Policia kineze nis fushatën për ruajtjen e sigurisë publike gjatë natës
2024-07-12 16:31:56

CFP

Departamentet e policisë në të gjithë Kinën kanë nisur një fushatë për të mbrojtur sigurinë publike gjatë natës, njoftoi të enjten Ministria e Sigurisë Publike e Kinës, citon “Xinhua”.

Gjatë fushatës, shumë oficerë policie dhe automjete u dërguan në vende kyçe, të tilla si zonat tregtare të ekonomisë së natës, për të dalluar dhe parandaluar në kohë sjelljet e paligjshme.

Departamentet e policisë nisën gjithashtu inspektime të gjera sigurie, gjatë të cilave 994.000 vende u skanuan për mungesë sigurie.

Ata u fokusuan gjithashtu edhe në frenimin e aktiviteteve të paligjshme që shkelin ligjet dhe rregulloret e trafikut dhe kanë trajtuar 38.000 shkelje të rënda. (Irma)