Kina siguron furnizimin me mallra thelbësore në provincën e goditur nga përmbytjet
2024-07-12 16:31:12

Kina po përpiqet të ruajë furnizimin me mallra thelbësore në zonat e prekura nga përmbytjet e rënda në provincën Hunan, njoftoi Ministria e Tregtisë, citon “Xinhua”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Inventari i mallrave thelbësore në provincën qendrore kineze është rritur me 10 për qind në 30 për qind krahasuar me nivelin e zakonshëm, falë mbështetjes nga gati 700 furnizues në Hunan dhe provincat fqinje, deklaroi zëdhënësi i ministrisë, He Yongqian, në një konferencë për shtyp.

Qarqet Huarong dhe Pingjiang, të cilat janë goditur më rëndë nga përmbytjet, kanë marrë respektivisht mbi 6500 tonë dhe 8000 tonë furnizime thelbësore, tha zëdhënësi.

Një çarje e digës ndodhi më 5 korrik në liqenin Dongting, liqeni i dytë më i madh i ujërave të ëmbla në Kinë, për shkak të reshjeve të dendura të vazhdueshme të shiut në të gjithë provincën.

Foto:VCG

Foto:VCG

Pas ditë përpjekjesh, autoritetet lokale njoftuan të hënën se çarja, e cila çoi në evakuimin e mbi 7000 banorëve, ishte mbyllur me sukses.

Ministria po monitoron disponueshmërinë dhe çmimet e mallrave thelbësore në rajone të tjera të përmbytura, në mënyrë që të plotësohen nevojat bazë të banorëve vendas, tha zëdhënësi.

Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas ministrisë, nëse ka nevojë, përgatitjet janë të plota për transferimin ndërrajonal të furnizimeve. (Irma)