OKB-ja bëri të ditur se direktiva e fundit e Izraelit, që banorët të largohen nga qyteti i Gazës, do të përkeqësonte vuajtjet masive të familjeve palestineze.
Foto:VCG
“OCHA (Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare) paralajmëron se udhëzimi i Izraelit për njerëzit që të largohen nga qyteti i Gazës vetëm do të nxisë vuajtje masive për familjet palestineze, shumë prej të cilave janë zhvendosur vazhdimisht”,- deklaroi zëdhënësi i shefit të OKB-së, Stephane Dujarric, në një konferencë shtypi, shkruan “RTSH”.
Dujarric përsëriti kërkesën e OKB-së për të respektuar të drejtën ndërkombëtare humanitare, duke shtuar se niveli i luftimeve dhe shkatërrimit, ndërsa bisedimet e armëpushimit po vazhdojnë, është vërtet tronditës.
Foto:VCG
Dujarric vuri në dukje se shumë shpesh kamionët me ndihma të organizatave të OKB-së lejohte të kalojnë, por më pas ata plaçkiten ose sulmohen.
“Ne kemi pasur autokolona të qëlluara nga forcat izraelite. Çdo ditë është një sfidë për të dërguar ndihma për palestinezët”,- tha ai. (Irma)