Presidenti Macron (Foto Rtsh)
Presidenti francez, Emmanuel Macron, u ka kërkuar partive kryesore të vendit të formojnë një qeveri koalicioni, pas zgjedhjeve parlamentare të javës së kaluar, të cilat panë një koalicion të gjerë të majtë që mori një fitore të papritur, shkruan “RTSH”.
Në një letër të botuar në disa gazeta, presidenti Macron bëri të ditur se duhej dialog i sinqertë për të krijuar një shumicë solide për Francën, e cila përbëhej nga parti të ndryshme.
E majta franceze e kundërshtoi veprimin e presidentit Makron, duke theksuar se lëvizja e tyre ishte e vetmja që duhet të propozonte kryeministrin e ri të vendit.
Aleanca Fronti i Ri Popullor shumëpartiake arriti të dilte e para duke marrë 193 nga 577 vende në Asamblenë Kombëtare, por nuk arriti të fitonte shumicën, duke mos lënë asnjë rrugë të qartë për një qeveri të qëndrueshme në Francë.
Parlamenti tani është i ndarë midis aleancës NFP, kampi i vendit të dytë që i përket aleancës së qendrës “Së bashku” të Macron, dhe RN e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen, e cila doli e treta.
RN doli në krye në raundin e parë të zgjedhjeve më 30 qershor, por vetëm një numër i vogël kandidatësh morën shumicën e nevojshme absolute, që do të thotë se shumica e zonave u vendosën në balotazh një javë më vonë.
Kreu i Partisë Socialiste, Olivier Faure, tha se Macron kishte dështuar në respektimin e votës së popullit francez, ndërsa themeluesi i "Franca e Papërkulur", Jean-Luc Melenchon, iu referua Macron si njeriu që shpërndau parlamentin, por sërish nuk thërret askënd për të krijuar qeverinë.
Letra e Macronit ndërkohë duket se përjashton dhënien e një roli në koalicionin e ri qeveritar kësaj partie të ekstremit të majtë dhe e njëjta gjë edhe për partinë e eksmtremit të djathë "Tubimi kombëtar" që doli forcë e tretë me 143 deputetë në zgjedhje.
Letra nuk është pritur mirë edhe nga disa mbështetës të Macron.
“Nuk mund të krijohet një qeveri kombëtare uniteti me vetëm një kamp”,- u shpreh aleati i Macron, Francua Bayrou, duke i bërë thirrje presidentit që të bashkonte dhe jo t’i përcante francezët. (Irma)