CFP
Kina ka punuar vazhdimisht për të mbrojtur shëndetin e të porsalindurve, duke çuar në një ulje të ndjeshme të vdekshmërisë së foshnjave dhe fëmijëve që i atribuohet defekteve në lindje.
Duke pasur parasysh llojet e ndryshme të sëmundjeve dhe patogjenezën komplekse të lidhur me defektet e lindjes, parandalimi dhe trajtimi i hershëm janë vendimtare për zbutjen e rreziqeve që në fillim, bën të ditur “Xinhua”.
Kina ka pasur një mbulim të zgjeruar të kontrollit mjekësor për defektet e lindjes, me incidencat e kontrolleve para shtatzënisë dhe ekzaminimeve të shtatzënisë që kanë arritur respektivisht me 96.9 për qind dhe 91.3 për qind, në mbarë vendin, sipas autoritetit kryesor shëndetësor në kuadër të Ditës Botërore të Popullsisë.
Të dhënat e mëparshme nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC) treguan se shkalla e vdekshmërisë foshnjore dhe shkalla e vdekshmërisë për fëmijët nën moshën 5 vjeç, të shkaktuar nga defektet në lindje kanë rënë me mbi 30 për qind gjatë pesë viteve të fundit.
CFP
Në vitin 2023, shkalla e përgjithshme e vdekshmërisë midis dy grupeve ra përkatësisht në 4.5 për 1000 dhe 6.2 për 1000, duke treguar përmirësim të shëndetit të të porsalindurve, sipas NHC-së.
Po ashtu, janë bërë përpjekje për të siguruar zbulimin dhe trajtimin e hershëm për të porsalindurit me defekte të lindjes, duke përfshirë promovimin e shërbimeve të shqyrtimit për fenilketonurinë, një sëmundje metabolike e trashëguar që mund të çojë në vonesë të rritjes.
Tani shërbimet janë të disponueshme në mbarë vendin për të gjithë të porsalindurit.
Një nismë e fondit publik qendror, e iniciuar në vitin 2014, ka ofruar mbi 81.000 herë ndihmë financiare për fëmijët që vuajnë nga defekte të lindjes në të gjithë vendin.
Sipas një plani për përmirësimin e parandalimit të defekteve të lindjes të publikuar nga NHC-ja në gusht 2023, deri në vitin 2027, vdekshmëria foshnjore dhe shkalla e vdekshmërisë te fëmijët e moshës 5 pesë vjeç të shkaktuar nga defektet e lindjes synohet të ulet më tej respektivisht nën 1 për 1000 dhe 1.1 për 1000.
CFP
Me një popullsi në rënie të të porsalindurve dhe në rritje të popullsisë në plakje, Kina e sheh parandalimin e defekteve të lindjes thelbësore për përmirësimin e shëndetit të të porsalindurve. (Irma)