Li Qiang i dërgon një mesazh urimi Kryeministrit të Mongolisë
2024-07-12 17:46:27

Foto nga VCG

Kryeministri kinez Li Qiang i dërgoi të enjten një mesazh urimi Kryeministrit të Mongolisë Luvsannamsrai Oyun-Erdene, mbi rizgjedhjen e tij dhe mbi Ditën Kombëtare të Mongolisë.

Li Qiang u shpreh se Kina e Mongolia kanë fqinjësi të rëndësishme me njëra-tjetrën. Zhvillimi i marrëdhënieve miqësore dhe afatgjata të fqinjësisë, përputhet me interesat e të dy popujve. 

Ky vit shënon 75 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Kinës e Mongolisë. Pala kineze dëshiron të bëjë përpjekje me palën mongolase, për të realizuar unanimitetet e arritura nga liderët e dy vendeve, për ndërtimin e bashkësisë me fate të përbashkëta Kinë-Mongoli, për të mbështetur njeri-tjetrin në problemet e mëdha me interesa thelbësore, si edhe për të nxitur marrëdhëniet konkrete të bashkëpunimi në fusha të ndryshme, për të arritur përparime të mëdha. (Çang Çuo)