Rregullatori kinez miraton aplikimin për të pezulluar huadhënien e letrave me vlerë
2024-07-12 16:25:31

Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë në Kinë (CSRC) njoftoi se ka miratuar një kërkesë nga “China Securities Finance Corporation Limited” (CSF) për të pezulluar huadhënien e letrave me vlerë, që hyri në fuqi të enjten. Kontratat ekzistuese të huadhënies së letrave me vlerë mund të zgjaten, por ato duhet të shlyhen përpara 30 shtatorit, citon “Xinhua”.

Sipas komisionit, vendimi për pezullimin e huadhënies së letrave me vlerë synon ruajtjen e stabilitetit të tregut dhe forcimin e mëtejshëm të rregullimit kundërciklik.

Foto:VCG

Foto:VCG

Rihuazimi i letrave me vlerë i referohet biznesit ku CSF-ja u jep hua letrave të veta me vlerë, ose ato të mbledhura në përputhje me ligjin për kompanitë e letrave me vlerë, që ato të angazhohen në huadhënien e letrave me vlerë.

CSRC-ja bëri të ditur se ka miratuar gjithashtu marrëveshjet e bursave për të rritur kërkesat e marzhit për aktivitetet e shitjeve të shkurtra nga një minimum prej 80 për qind në 100 për qind, ndërsa kërkesat e marzhit për fondet e kapitalit privat do të rriten nga një minimum prej 100 për qind në 120 për qind.

Kjo politikë e re hyn në fuqi më 22 korrik. (Irma)