Migrimi veror i blegtorisë fillon në qarkun Fuhai, prefektura Altay, Xinjiang më 10 qershor 2024./CFP
Sezoni veror i migrimit të bagëtive ka filluar në Altay të Xinjiang-ut. Mingrimi veror, i njohur për madhështinë e tij, bëhet çdo qershor, nëpërmjet ndjekjes së ujit dhe kullotave. Në kontenë Fuhai, migrimi filloi të hënën dhe pritet të vazhdojë për tre deri në pesë ditë. Mbi 400 000 krerë bagëti pritet të kalojnë nëpër rrugët e lashta të kullotave verore në malet Altai. Jeta nomade e migrimit të bagëtive në kullota të ndryshme në periudha të caktuara të vitit është ndjekur nga barinjtë vendas për mijëra vjet.
Migrimi veror i bagëtive në Altay tregon mençurinë e bashkëjetesës harmonike midis njeriut dhe natyrës.
Një pamje nga sytë e shpendëve të migrimit veror të bagëtive në qarkun Fuhai, prefektura Altay, Xinjiang më 10 qershor 2024/CFP
1.Për shëndetin e bagëtive
Burimet e ushqimeve të freskëta: kullotat verore ndodhen zakonisht thellë në male, ku ka bar të bollshëm dhe ujë të pastër.
Parandalimi i sëmundjeve: migrimi i rregullt mund të shmangë qëndrimin e bagëtive në një zonë për një periudhë tepër të gjatë, duke pakësuar rrezikun e përhapjes së epidemisë. Përveç kësaj, ajri i freskët në male e mjedisi natyror ndihmojnë në forcimin e imunitetit të bagëtive.
2. Për shëndetin e barinjve
Mjedisi i jetës: kullota verore ka një mjedis të bukur e ajër të freskët, që favorizon shumë shëndetin fizik dhe psikologjik.
Mënyra e jetesës: aktiviteti i migrimit është një stërvitje fizike që forcon shëndetin e barinjve. Kjo mënyrë e jetës nomade, në kontakt të ngushtë me natyrën, ndihmon edhe në lehtësimin e stresit.
Tufat e bagëtive nisin udhëtimin për në kullotat verore në qarkun Fuhai, prefektura Altay, Xinjiang më 10 qershor 2024/CFP
3 Ekuilibri ekologjik:
Migrimi i bagëtive mund të shmangë mbingarkesën e kullotave dhe ta japë kohën e mjaftueshme për restaurimin e tyre, duke ruajtur ekuilibrin ekologjik të kullotave.
4 Koncepti i mbrojtjes së mjedisit
Kultura e migrimit tradicional përmban konceptin e thellë të mbrojtjes së mjedisit. Barinjtë e kuptojnë rëndësinë e kullotës në jetën e tyre, prandaj u kushtojnë vëmendje të madhe mbrojtjes së mjedisit dhe shmangies së ndotjeve. (Xu Guang)
Tufat e bagëtive nisin udhëtimin për në kullotat verore në qarkun Fuhai, prefektura Altay, Xinjiang më 10 qershor 2024/CFP