Mikroplastika redukton aftësinë e oqeanit për të përthithur dioksid karboni
2024-06-19 15:49:03

Mikroplastikat ngjiten te fitoplanktonët (mikroorganizma që i përkasin fillimit të rrjetit ushqimor dhe që shërbejnë si ushqim për peshqit), duke ngadalësuar zbritjen e tyre në fundin e oqeanit dhe duke komplikuar procesin e sekuestrimit të karbonit. Kjo dëshmon një planet me më shumë karbon dhe probleme.

Fitoplanktoni është një pjesë integrale e “pompës biologjike të karbonit”, një proces natyror përmes të cilit karboni atmosferik transferohet në oqeane dhe përfundimisht sekuestrohet në shtratin e detit. Kur fitoplanktoni vdes, mbetjet e tyre të pasura me karbon zhyten në fundin e oqeanit. Por e vërteta është se gjatë viteve të fundit, ky proces po bëhet gjithnjë e më i vështrë, pasi tani mikroplastika, ky ndotës i fuqishëm i ambientit, nuk është fare gjë e rrallë.

CFP

CFP

Mbetjet e tyre janë gjetur te karkalecat, te indet e balenave dhe delfinëve. Mikroplastika (fragmente plastike më të vogla se 5 mm) janë vërtet kudo dhe ato dëmtojnë ekosistemin tonë.

Një studim i botuar në “Marine Chemistry” zbulon se mikroplastika redukton aftësinë e oqeanit për të sekuestruar dioksid karboni dhe, për rrjedhojë, s’e ndihmon planetin të luftojë krizën klimaterike.

Problemi lind nga fakti se fitoplanktoni, pra grupi i organizmave të vegjël detarë të aftë për fotosintezë, të cilët fundosen kur vdesin, duke sekuestruar karbonin, “lehtësohet” nga prania e mikroplastikës dhe për këtë arsye ngadalëson zbritjen e tyre drejt shtratit të detit.

“Plastika noton”,- shpjegon Aron Stubbins, një nga autorët e studimit. “Nëse fitoplanktonet kombinohen me mikroplastikë, duke formuar biofilma në vend që të mbeten organizma të pavarur, aftësia e tyre për të notuar ndryshon”,- thotë ai.

CFP

CFP

E ashtuquajtura “borë detare”, grupi i materialeve dekompozuese që vendosen në dyshemenë e oqeanit, për këtë arsye e ka më të vështirë fundosjen në fund të oqeaneve dhe kjo ngadalëson procesin e sekuestrimit të karbonit.

Për të arritur në përfundimet e tyre, ekspertët kryen një studim në dy pjesë: në të parin ata kultivuan dy planktone njëqelizore në dy kontejnerë të ndryshëm, njëri në prani të mikroplastikës dhe tjetri pa prani të mikroplastikës. Më pas ata i bënë të konkurronin mes tyre, për të parë se cili nga të dy do të fundosej më shpejt.

Sipas Stubbins, u vu re se ato që kishin lidhje me mikroplastikën, ishin rreth 20% më të ngadalta.

CFP

CFP

Në pjesën e dytë të studimit, u vëzhgua se si mikroplastika shkrihet në diell dhe noton në sipërfaqen e ujit, duke reduktuar lëndët ushqyese të disponueshme për fitoplanktonin. Ky proces shpërbërjeje lëshon karbonin organik, që bakteret mund ta përdorin si ushqim. Megjithatë, ato kanë nevojë edhe për azot dhe fosfor, shpjegon Stubbins, substanca që ata i marrin nga fitoplanktoni, duke ngadalësuar rritjen e tyre.

Ndërsa nuk mund të thuhet me siguri se prania e mikroplastikës do të dobësojë aftësinë e oqeanit për të sekuestruar karbonin, Stubbins thekson se ndikimi i tyre në ciklin e karbonit është mjaft i rëndësishëm, ndaj duhen marrë masa për veprime të menjëhershme.

Përgatiti: N. Kraja