Është e rëndësishme të kujdeseni për gojën dhe dhëmbët duke filluar që në fëmijëri. Nëse nuk e bëni këtë, mund të keni probleme me dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve, si kavitete apo edhe humbje të dhëmbëve.
Ja se si mund të mbani gojën dhe dhëmbët tuaj të shëndetshëm:
· Lani dhëmbët dy herë në ditë me një pastë dhëmbësh me fluor;
· Pastroni dhëmbët çdo ditë me fill ose një lloj tjetër pastrues midis dhëmbëve;
· Kufizoni ushqimet me sheqer, mos pini duhan.
Bajamet (foto nga lawoto.com)
Dhëmbët e shëndetshëm janë të rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm të fëmijës. Që nga momenti kur fëmija juaj është i vogël, ka gjëra që mund të bëni për të promovuar dhëmbë të shëndetshëm dhe për të parandaluar dëmtimin e tyre. Për foshnjat, ju duhet t’ia pastroni dhëmbët me një leckë të butë dhe të pastër ose furçë dhëmbësh për fëmijë. Shmangni foshnjës vendosjen e shishes në shtrat dhe kontrollojini rregullisht dhëmbët për njolla.
Për të gjithë fëmijët, duhet: Filloni të përdorni një pastë dhëmbësh me fluor sa një bizele, kur ata të jenë dy vjeç. Ju mund të filloni më shpejt, nëse një dentist ose mjeku jua sugjeron. Mësojeni me ushqime të shëndetshme duke kufizuar ushqimet dhe pijet e ëmbla. Programoni kontrolle të rregullta dentare, formimi i zakoneve të mira në një moshë të re mund ta ndihmojë fëmijën tuaj të ketë dhëmbë të shëndetshëm gjatë gjithë jetës.
Çfarë duhet të dini për thatësinë e gojës?
Të kesh gojë të thatë, e quajtur edhe xerostomia, do të thotë që nuk keni pështymë mjaftueshëm. Të gjithë ata që kanë këtë problem, ju duket si kur janë nervoz ose të stresuar. Por nëse keni gojë të thatë gjatë gjithë kohës ose në shumicën e kohës, mund të jetë e pakëndshme. Mund të vështirësojë përtypjen, gëlltitjen dhe madje edhe të folurin. Gjithashtu rrit rrezikun për prishjen e dhëmbëve ose infeksionet në gojë.
Tonsiliti (foto nga NIH)
Çfarë e shkakton tharjen e gojës? Ka shumë shkaqe të mundshme, duke përfshirë: Efektet anësore të disa ilaçeve, të tilla si disa ilaçe për presionin e lartë të gjakut, depresionin dhe problemet e kontrollit të fshikëzës, sëmundje të tilla si sindroma Sjogren, HIV, çrregullime të gjëndrave të pështymës dhe diabeti. Një tjetër shkak është terapia me rrezatim, e cila mund të dëmtojë gjëndrat tuaja të pështymës nëse ato ekspozohen ndaj rrezatimit gjatë trajtimit Kimioterapia, e cila mund ta bëjë pështymën tuaj më të trashë dhe të shkaktojë tharjen e gojës. Dëmtimi nervor, frymëmarrja me gojë hapur, përdorimi i alkoolit, duhanit ose substancave të tjera.
Cilat janë simptomat e gojës së thatë?
Simptomat e gojës së thatë mund të përfshijnë: përveç thatësisë, probleme me përtypjen, gëlltitjen, shijimin ose të folurit. Një ndjenjë djegieje në gojën që duket e pashpjegueshme, një ndjenjë e thatësie në fyt, buzët e plasaritura, gjuha e thatë, e ashpër, plagët e gojës, infeksion në gojën, aromë e pakëndhsme.
Si diagnostikohet shkaku i tharjes së gojës?
Nëse keni gojë të thatë, është e rëndësishme të zbuloni shkakun. Për ta bërë këtë, ose dentisti do të shqyrtojë historinë tuaj mjekësore, do të ekzaminojë gojën dhe do t'ju pyesë për çdo ilaç që merrni. Ata gjithashtu mund të sugjerojnë analiza gjaku ose një test që mat sasinë e pështymës që prodhoni.
Cilat janë trajtimet për tharjen e gojës?
Trajtimi i gojës së thatë varet nga shkaku. Për shembull, nëse një ilaç po shkakton tharjen e gojës, dentisti juaj mund të sugjerojë rregullimin e dozës ose ndërrimin e barnave. Në disa raste, ata mund t'ju japin një ilaç për të ndihmuar gjëndrat tuaja të pështymës që të funksionojnë më mirë. Ka gjithashtu disa gjëra që mund të bëni për të ndihmuar në lehtësimin e simptomave tuaja: Pini shumë ujë. shmangni pijet me kafeinë, e cila mund t'ju thajë gojën, përtypni çamçakëz pa sheqer ose konsumoni karamele të forta pa sheqer për të stimuluar rrjedhjen e pështymës. Shmangni ushqimet pikante ose të kripura sepse mund të shkaktojnë dhimbje nëse goja juaj është e thatë, shmangni alkoolin dhe duhanin. Përdorni një gargarë të eleminuar thatësinë, meqenëse goja e thatë mund të rrisë rrezikun e prishjes së dhëmbëve, është e rëndësishme që të lani dhe pastroni dhëmbët, të përdorni fillin dentar rregullisht dhe të shkoni te dentisti të paktën dy herë në vit.
Herpesi është një infeksion që shkaktohet nga një virus herpes simplex (HSV). Herpesi oral shkakton plagë rreth gojës ose fytyrës. Gjithashtu është edhe Herpesi gjenital, infeksione të tjera të herpesit mund të prekin sytë, lëkurën ose pjesë të tjera të trupit. Virusi mund të jetë i rrezikshëm tek foshnjat e porsalindura ose tek njerëzit me sistem imunitar të dobët.
Shendeti oral (foto nga Voyles Family dental)
Ekzistojnë dy lloje të HSV:
Lloji 1 i HSV më së shpeshti shkakton plagë të ftohta. Mund të shkaktojë edhe herpes gjenital.
Lloji 2 i HSV është shkaktari i zakonshëm i herpesit gjenital. HSV përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë.
Disa njerëz nuk kanë simptoma. Të tjerë marrin plagë pranë zonës ku virusi ka hyrë në trup. Ato kthehen në flluska, shkakton kruarje, dhimbje dhe më pas shërohen. Shumica e njerëzve kanë shpërthime disa herë në vit. Ilaçet për të ndihmuar trupin tuaj të luftojë virusin mund të ndihmojnë në zvogëlimin e simptomave dhe zvogëlimin e shpërthimeve.
Çfarë janë bajamet?
Bajamet janë gunga indi në pjesën e pasme të fytit, një në secilën anë. Së bashku me adenoidet, bajamet janë pjesë e sistemit limfatik. Sistemi limfatik largon infeksionin dhe mban lëngjet e trupit në ekuilibër. Bajamet dhe adenoidet punojnë duke bllokuar mikrobet që hyjnë përmes gojës dhe hundës.
Çfarë është tonsiliti?
Tonsiliti është një inflamacion (ënjtje) i bajameve. Ndonjëherë së bashku me bajamet, adenoidet gjithashtu fryhen.
Çfarë i shkakton bajamet?
Shkaku i bajameve është zakonisht një infeksion viral. Infeksionet bakteriale të tilla si streptokoku mund të shkaktojnë gjithashtu bajame.
Kush rrezikohet nga bajamet? Tonsiliti është më i zakonshëm tek fëmijët mbi dy vjeç. Tonsiliti i shkaktuar nga bakteret është më i zakonshëm tek fëmijët e moshës 5-15 vjeç. Tonsiliti i shkaktuar nga një virus është më i zakonshëm tek fëmijët më të vegjël. Të rriturit mund të sëmuren nga bajamet, por nuk është shumë e zakonshme. A është tonsiliti ngjitës?
Edhe pse tonsiliti nuk është ngjitës, viruset dhe bakteret që e shkaktojnë atë janë ngjitëse. Larja e shpeshtë e duarve mund të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së infeksioneve.
herpes (foto nga Bruno Fuga Advocacia)
Cilat janë simptomat e bajameve?
Simptomat e bajameve përfshijnë: Dhimbje fyti, e cila mund të jetë e rëndë, skuqje fyti, enjtje të bajameve,probleme me gëlltitjen, një shtresë e bardhë ose e verdhë në bajamet, gjëndra të fryra në qafë, ethe, erë e pakëndshme në gojë.
Ju duhet të flisni me mjekun nëse fëmija juaj: Ka dhimbje të fytit për më shumë se dy ditë,
· Ka probleme ose dhimbje gjatë gëlltitjes;
· Ndihet shumë i sëmurë ose shumë i dobët;
Ju duhet të veproni menjëherë nëse fëmija juaj:
· Ka probleme me frymëmarrjen;
· Fillon të enjtet;
· Ka shumë vështirësi në gëlltitje.
Si diagnostikohet tonsiliti?
Mund të kryhet një test për streptokokun, një kulturë fyti ose të dyja.
Cilat janë trajtimet për bajamet?
Trajtimi për bajamet varet nga shkaku. Nëse shkaku është një virus, nuk ka ilaç për ta trajtuar atë. Nëse shkaku është një infeksion bakterial, si p.sh. streptokoku, fëmija juaj do të duhet të marrë antibiotikë. Është e rëndësishme që fëmija juaj të përfundojë antibiotikët edhe nëse fillon të ndihet më mirë. Nëse trajtimi ndërpritet shumë shpejt, disa baktere mund të mbijetojnë dhe të riinfektojnë fëmijën tuaj. Pavarësisht se çfarë po e shkakton bajamet, ka disa gjëra që mund të bëni për ta ndihmuar fëmijën tuaj të ndihet më mirë.
Sigurohuni që fëmija juaj:
· Të pushoj shumë;
· Jepini shumë lëngje;
· Përpiquni t’i jepni të hajë ushqime të buta nëse ka vështirësi në gëlltitje;
· Larg ambientit ku konsumohet cigare;
· Të flejë në një dhomë ku ajri nuk është i thatë.
· Gargara me ujë të kripur
Çfarë është një tonsilektomia?
Është një operacion për të hequr bajamet.
Fëmija mund të ketë nevojë nëse:
· Vazhdon të sëmuret nga bajamet në mënyrë kronike;
· Ka bajame bakteriale që nuk përmirësohen me antibiotikë;
· Ka bajame shumë të mëdha dhe shkaktojnë probleme me frymëmarrjen ose gëlltitjen.
Fëmija juaj zakonisht bën operacionin dhe shkon në shtëpi më vonë atë ditë. Fëmijët shumë të vegjël dhe njerëzit që kanë komplikime mund të kenë nevojë të qëndrojnë në spital më gjatë. Mund të duhen një ose dy javë përpara se fëmija juaj të shërohet plotësisht nga operacioni.
Përgatiti: Freskida Miloti