Një multivitaminë në ditë përmirëson kujtesën te mbi 60-vjeçarët
2024-05-14 10:47:35

Një shtesë multivitamine e marrë rregullisht çdo ditë mund të ndalojë humbjen e kujtesës fiziologjike që ndodh me kalimin e moshës dhe të mbrojë funksionet konjitive, sipas Universitetit të Columbias dhe Harvard në Boston.

Studimi përfshiu dy prova klinike të veçanta (COSMOS-Web dhe COSMOS-Mind, të publikuara më parë): të dyja testuan plotësimin me multivitamina mbi ndryshimet në funksionin konjitiv.

Studiuesit raportuan se suplementet e përditshme multivitamine përmirësonin kujtesën e pjesëmarrësve duke ngadalësuar humbjen e kujtesës për një ekuivalent prej 3,1 vjet më pak se mosha e tyre kronologjike.

Rezultatet e efektivitetit të multivitaminave ditore në përmirësimin e kujtesës dhe ngadalësimin e rënies njohëse në dy studimet e COSMOS janë të dukshme dhe sugjerojnë që suplementi i multivitaminës premton si një qasje e sigurt, e arritshme dhe e përballueshme për mbrojtjen e shëndetit kognitiv te të moshuarit”, theksoi bashkëautori  JoAnn Manson.

Me rezultatet e këtyre dy studimeve mbi njohjen dhe të tjera që ende vijnë si pjesë e COSMOS – është thelbësore të kuptohet se si një multivitaminë e përditshme mund të mbrojë kundër humbjes së kujtesës dhe rënies konjitive’’, shton ai.

Studimi COSMOS-Web përfshiu më shumë se 3 500 pjesëmarrës të moshës 60 vjeç e lart, të cilët përfunduan një vlerësim në internet të kujtesës dhe njohjes konjitive çdo vit për 3 vjet.

Krahasuar me grupin e placebo-s, ata që morën multivitaminë performuan dukshëm më mirë në testet e kujtesës që nga viti i parë, me përfitime të qëndrueshme gjatë 3 viteve të eksperimentimit.

Ludwig-van-Beethoven (Foto Facebook)

Ludwig-van-Beethoven (Foto Facebook)

Një ilaç kundër diabetit trajton edhe insuficencën kardiake

Ilaçi kundër diabetit, tirzepatide (Tzt), ka treguar se ka efekte të fuqishme mbrojtëse në zemër, duke parandaluar ngjarje të rënda kardiovaskulare si insuficenca kardiake, sipas një ekipi studiuesish të koordinuar nga Giuseppe Paolisso, profesor në Universitetin UniCamillus të Romës.

Duke përdorur një qasje trefazore, studiuesit kryen një meta-analizë mbi efektet kardiovaskulare të Tzt, vlerësuan efektet mbrojtëse kardiake ‘’in vitro’’ në qelizat e zemrës njerëzore në laborator dhe kryen një analizë bioinformatike për të konfirmuar mekanizmin e veprimit të tij.

Rezultatet treguan se tirzepatidi redukton shanset për ngjarje të rënda kardiovaskulare duke mbrojtur qelizat e zemrës nga hipertrofia, fibroza dhe vdekja e qelizave. Për më tepër, ajo promovon kontraktueshmërinë kardiake.

Fakti që është një medikament antidiabetik e bën këtë përbërës aktiv dyfish të vlefshëm, duke pasur parasysh se subjektet me diabet janë të ekspozuar ndaj një rreziku më të madh të zhvillimit të komplikimeve kardiovaskulare, përfshirë dështimin e zemrës.

Tirzepatide është një ilaç i ri për trajtimin e diabetit të tipit 2, i cili megjithatë shoqërohet edhe me efekte të dukshme kundër mbipeshës, si dhe me efekte mbrojtëse ndaj sëmundjeve të zemrës të shkaktuara nga diabeti’’, shpjegon Paolisso.

Multivitamina (Foto  Lisdel)

Multivitamina (Foto  Lisdel)

Paolisso, megjithatë, specifikon se “të gjithë janë dakord që ai do të zëvendësojë semaglutide si një ilaç për humbje peshe dhe se ai mund të bëhet shpejt parimi më efektiv për trajtimin e obezitetit dhe diabetit, si dhe për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, shkaku kryesor i vdekjeve në pacient me diabet tip 2”.

GJENETIKË – Talenti muzikor i Bethovenit nuk ishte i shkruar në gjenet e tij

A ishte e pashmangshme që Bethovent të bëhej gjeniu muzikor që na ka dhënë historia?, shkruan focus.it.

Sipas gjeneve të tij, ndoshta jo. Një analizë e ADN-së së tij e botuar në ”Current Biology” zbuloi se ai kishte një predispozitë të dobët gjenetike për të mbajtur ritmin, një aftësi thelbësore për një kompozitor.

Studimi hap një reflektim mbi vështirësinë e përdorimit të profilit gjenetik vetëm për të kuptuar nëse një person që ka jetuar në të kaluarën ose një foshnjë e porsalindur kishte, ose është e destinuar të ketë, një talent në një disiplinë.

Të kuptuarit e shkallës në të cilën disa aftësi të jashtëzakonshme njerëzore ndikohen nga gjenetika është një sfidë që do të dukej më e lehtë për t’u përballur sot, me teknikat moderne të analizës molekulare që madje bëjnë të mundur analizimin e ADN-së së njerëzve që janë zhdukur prej shekujsh.

ADN-ja e Bethovenit e nxjerrë nga një prej flokëve të muzikantit u rendit në një studim të vitit 2023, i cili ndër të tjera zbuloi një predispozitë për sëmundje të mëlçisë dhe një infeksion të hepatitit B.

Tani një grup studiuesish nga Qendra Mjekësore e Universitetit Vanderbilt në Nashville, Tennessee (SHBA) i ka përdorur ato të dhëna gjenetike për të hetuar gjenetikën e predispozicionit të tij ndaj muzikës.

Trajtimi i diabetit (Foto Medline plus)

Trajtimi i diabetit (Foto Medline plus)

Dështoi! Ekipi llogariti “rezultatin poligjenik”, pra një indeks që grumbullon fuqinë parashikuese të shumë varianteve gjenetike mbi një karakteristikë të caktuar që po studiohet, aftësinë për të lëvizur në kohë me muzikën, të cilën një studim i madh gjenetik e kishte lidhur së fundmi me lokacione specifike (pozicione ) në 69 gjene të ndryshme.

Partitura poligjenike e Bethovenit u krahasua me atë të dy popullsive të ndryshme të mijëra individëve modernë, talentet muzikore të të cilëve ishin të njohur.

Është interesante se Bethoveni, një nga muzikantët më të famshëm në histori, kishte një rezultat të parëndësishëm poligjenik për muzikalitetin e përgjithshëm, krahasuar me mostrat e popullsisë nga instituti suedez ‘Karolinska’ dhe baza e të dhënave BioVU e Vanderbilt”, konfirmon Tara Henechowicz, një nga autoret e studimit.

Për Bethovenin, indeksi i konsideruar e vendos atë në përqindjen e nëntë në kampionin e popullsisë suedeze dhe në të njëmbëdhjetin për atë amerikan.

Të jesh në përqindjen e nëntë do të thotë që 9% e popullsisë ka një rezultat poligjenik më të ulët dhe 91% më të lartë.

Kjo nuk do të thotë se dhuntitë muzikore të Bethoven-it nuk ishin në asnjë rast të jashtëzakonshme dhe as që gjenetika nuk luan rol në përcaktimin e aftësive në këtë fushë.

Një studim i kaluar mbi binjakët ka treguar në fakt se sensi muzikor ka një trashëgim mesatar prej 42%.

Qëllimi ynë ishte ta përdorim këtë si një shembull të natyrës problematike të bërjes së parashikimeve gjenetike për një individ që ka jetuar mbi 200 vjet më parë,” komenton Henechowicz.

Mospërputhja midis parashikimit të bazuar në ADN dhe gjenialitetit muzikor të Bethovenit na jep një mësim të mirë, sepse tregon se testet e ADN-së nuk mund të përcaktojnë nëse një fëmijë i caktuar do të përfundojë i talentuar muzikor”, shton ai. 

 

Përgatiti: Freskida Miloti