Në të gjithë botën, spërkatja me ujë mbetet një formë e lashtë dhe e gjallë festimi dhe simbolizon aspiratat për lumturi. Pavarësisht se gjeografikisht janë larg, në Hungari dhe në provincën Yunnan të Kinës spërkatja me ujë renditet ndër festimet tradicionale më të dashura.
Një foto e bërë më 1 prill 2024 tregon të rinjtë duke spërkatur ujë mbi një grua të re për të festuar Smigus-dyngus në Mezokovesd, Hungari/IC
Historia dhe origjina
Në Hungari ekziston një traditë e njohur si "Smigus-dyngus". Thuhet se kjo festë lidhet me pagëzimin e sundimtarit të parë të Polonisë Mieszko I në vitin 966 pas Krishtit dhe konfirmimin e statusit të katolicizmit në Poloni. Kjo traditë konsiderohet një trashëgimi kulturore e përbashkët në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore.
Në provincën Yunnan të Kinës ekziston një festë e ngjashme e spërkatjes me ujë si një mjet për të shprehur bekimet. Ajo e ka origjinën nga kultura e lashtë persiane, dhe më vonë u popullarizua në rajonin Yunnan të Kinës me përhapjen e budizmit. Ajo u integrua ngushtë me kulturën e kombësisë dai dhe ka një sfond të thellë kulturor budist.
Një grup të rejash janë njomur gjatë festimeve të Smigus-dyngus në Mezokovesd, Hungari më 1 prill 2024. /IC
Metoda e festimit
Në Evropën Qendrore dhe Lindore, gjatë kësaj feste, të rinjtë tradicionalisht spërkasin me ujë miqtë, anëtarët e familjes, dhe madje edhe të panjohurit. Me kalimin e kohës, praktika ka evoluar. Mënyra e larjes së grave është bërë më e butë, duke kaluar nga derdhja fillestare e ujit në një spërkatje të thjeshtë nga një kovë. Sot, praktika më e zakonshme përfshin spërkatjen e lehtë të grave me një sasi të vogël parfumi.
Në Kinë, gjatë Festës së Spërkatjes me Ujë, e cila zakonisht zhvillohet në mes të prillit, njerëzit e të gjitha moshave vishen me rroba festive, duke kënduar dhe kërcyer. Ata spërkasin me ujë njëri-tjetrin për të përcjellë bekime dhe për t'u përfshirë në aktivitete të ndryshme festive duke i bërë homazhe Budës, organizojnë gara me varka dragoi, lëshojnë fenerë në qiell dhe shumë veprimtari të tjera.
Një foto e bërë më 12 prill 2024 tregon njerëzit duke spërkatur ujë mbi njëri-tjetrin për të uruar fat të mirë gjatë Festivalit të Spërkatjes së Ujit në Kunming, Provinca Yunnan, Kinë. /IC
Përmbajtja kulturore e traditës
Bekimi dhe pastrimi: Gjatë Festës së Spërkatjes me Ujë në Kinë, njerëzit e spërkasin me ujë njëri-tjetrin për të përcjellë bekime, që do të thotë pastrimi nga fati i keq i vitit të vjetër dhe lutja për paqe dhe fat të mirë në vitin e ri.
Ngjashëm me Festën e Spërkatjes me Ujë në Kinë, zakoni i spërkatjes me ujë në Evropën Qendrore dhe Lindore do të thotë gjithashtu bekim dhe pastrim. Njerëzit besojnë se duke spërkatur me ujë, ata mund të pastrojnë problemet e kaluara e fatin e keq dhe të sjellin një fillim të ri.
Respektimi i natyrës dhe burimeve ujore: Në kombësinë dai të Kinës, uji është burimi i jetës. Festa e Spërkatjes me Ujë pasqyron respektin dhe mirënjohjen e banorëve të kësaj kombësie për burimet ujore.
Një foto e bërë më 12 prill 2024 tregon njerëzit duke spërkatur ujë mbi njëri-tjetrin për të uruar fat të mirë gjatë Festivalit të Spërkatjes së Ujit në Kunming, Provinca Yunnan, Kinë. /IC
Socializimi dhe bashkimi: Në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe Kinë, spërkatja me ujë është gjithashtu një rast i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve mes njëri-tjetrit, duke rritur miqësinë dhe bashkimin shoqëror.