Shqipëria vlerësohet për shërbimet online
2024-04-19 16:01:13

Sherbimet online (Foto Rtsh)

Forumi Rajonal për Mbrojtjen Shoqërore për Europën, i zhvilluar në Porto të Portugalisë, ka vlerësuar Shqipërinë për ofrimin e shërbimeve elektronike përmes digjitalizimit, shkruan “RTSH”.

Vlerësim ka marrë edhe programi për mbrojtjen e veçantë, për gratë e papuna me tre apo më shumë fëmijë të mitur, për të cilat shteti mbulon kontributet e sigurimeve shoqërore. Ky program u vlerësua me çmimin “Certifikatë e Meritës me Përmendje të Veçantë” nga Komisioni Teknik i ISSA-s dhe juria e pavarur ndërkombëtare e Konkursit “ISSA Good Practice Award  Europe 2024”.

Për digjitalizimin e arkivës së sigurimeve shoqërore, raportet mjekësore dhe shërbimet online, Instituti i Sigurimeve Shoqërore u vlerësua me Cerifikatën e Meritës.

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria u dallua me shërbimet e saj mes 26 shteteve dhe 119 praktikave të tjera të prezantuara gjatë këtij konkursi, ku vlerësohen institucionet novatore dhe që kanë në fokus përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. (Irma)