Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Pang Chunxue takohet me Zv/Ministren e Jashtme të Shqipërisë Artemis Malo
2024-04-30 11:39:44

Foto nga Ambasada e Kinës në Shqipëri

Më 29 prill, Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Pang Chunxue u takua me Zv/Ministren e Punëve të Jashtme dhe të Evropës, Artemis Malo.

Ambasadorja Pang tha se marrëdhëniet kino-shqiptare kanë ruajtur një zhvillim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm gjatë viteve të fundit. Shkëmbimet e personelit midis dy palëve janë bërë gjithnjë e më të ngushta. 

Kina është e gatshme që 75 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, ta shohë si një mundësi për të forcuar komunikimin dhe shkëmbimet me departamentet e tjera të Shqipërisë. Gjithashtu për të zgjeruar bashkëpunimin praktik në fushat kulturore, ekonomike e tregtare, për të vazhduar miqësinë tradicionale mes Kinës dhe Shqipërisë dhe për ti sjellë më shumë përfitime dy vendeve dhe popujve të tyre.

Malo tha se Shqipëria dhe Kina kanë një miqësi tradicionale. Vitet e fundit kanë arritur rezultate të kënaqshme bashkëpunuese në fusha të ndryshme, sidomos në atë ekonomiko-tregtare. Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Ambasadën Kineze, për të nxitur bashkëpunimin me përfitime reciproke në fushën e kulturës, arsimit, turizmit etj., dhe për të thelluar vazhdimisht miqësinë tradicionale mes dy vendeve.(Çang Çuo)