Manjani: Bizneset, rol me rëndësi në konsolidikimin e bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Gjermani
2024-04-19 14:54:03

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, mori pjesë në aktivitetin “B2B” që u zhvillua në Mynih të Gjermanisë, ku u takua me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Bavarisë, Eric Beibwenger, shkruan “ATSH”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Gjatë takimit u zhvilluan diskutime me bizneset shqiptare dhe bavareze, aktivitet i organizuar nga Shoqata e Bizneseve Bavareze, “VBW”.

Në cilësinë e bashkëkryetares së Komisionit të Përbashkët Shqipëri-Bavari, zv.ministrja Manjani theksoi rolin e rëndësishëm që kanë bizneset në konsolidimin e bashkëpunimit ekonomik dhe forcimin e marrëdhënieve të dy vendeve, veçanërisht në sektorë prioritarë të ekonomisë shqiptare. (Irma)