Pse tregu kinez është destinacioni ideal?
2024-04-19 14:19:20

Ekspozita Ndërkombëtare e Produkteve të Konsumit që sapo u mbyll në Ishullin Hainan të Kinës Jugore, arriti një nivel të ri ndërkombëtarizimi. 

Foto:VCG

Foto:VCG

Më shumë se 4,000 marka nga 71 vende dhe rajone, morën pjesë në ekspozitë, ku shifra e kompanive dhe markave të huaja tejkaloi edicionet e mëparshme. Në ekspozitën e këtij viti, u prezantuan për herë të parë 1,462 produkte të reja. Vende si SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Mongolia, Malajzia etj..., për herë të parë dërguan delegacione pjesëmarrëse.

"Kjo është pjesëmarrja jonë e katërt në Ekspozitën e Produkteve të Konsumit. Kemi ngritur pavijonin më të madh deri tani", tha Joseph Keating, Këshilltar Tregtar i Ambasadës së Irlandës në Kinë. Ai beson se ka potencial të madh, për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve. Aude Pecheux, Shef Marketingu i firmës franceze të modës Cerruti 1881, tha se kompania e tyre nisi prezencën në tregun kinez para disa dekadash. "Eksplorimi i tregut kinez është tradita jonë".

Tregu është burimi më i çmuar. Për kompanitë e huaja, tregu gjigant i Kinës do të thotë të ardhura të konsiderueshme. Aktualisht, Kina po punon fort për nxitjen e shndërrimit të konsumit nga rigjallërimi pas pandemisë në zgjerimin e vazhdueshëm. 

Foto:VCG

Foto:VCG

Në tremujorin e parë të vitit, konsumi kontribuoi me 73.7% në rritjen e PBB-së. Në prill, treguesi i shitjeve me pakicë i Kinës arriti në 50.4%, duke ruajtur intervalin e zgjerimit për një vit. Ky vitalitet konsumi pasqyrohet direkt edhe në funksionimin e kompanive të huaja. Marka gjermane e pastrimit Kärcher, tha për Grupit Mediatik të Kinës, se shitjet e produkteve të saj në Kinë janë rritur vit pas viti. Produkte të tilla si pastrues dritaresh dhe pastrues me avull, patën rekorde shitjesh.

Aktualisht, numri i banorëve me të ardhura mesatare në Kinë tejkalon 400 milionë. Kjo shifër pritet të shkojë mbi 800 milionë deri në vitin 2035. 

Sipas Oliver Rapport, kryeekzekutiv i markës britanike të orëve Rapport, kjo nënkupton që gjithnjë e më shumë njerëz do të interesohen për produktet e kompanisë së tij, duke u dhënë një hapësirë të madhe rritjeje. Ndërsa, Luca Battiloro, kryeekzekutivi i filialit kinez të makinave italiane Ducati, beson se Kina ka shumë konsumatorë të rinj, që duan të shijojnë jetën.

Në sytë e kompanive të huaja, tregu kinez sjell forcë të vazhdueshme inovative. Në ekspozitën e këtij viti, shumë produkte që u takuan për herë të parë me publikun, janë pajisur me teknologji kineze. Shumë ekspozues thanë se e konsiderojnë tregun kinez një motor për inovacionin global, një korsi të prirjes drejt konsumit, nga i cili mund të fitojnë përvojë të dorës së parë, dhe më pas të promovohen nëpër botë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Vlen të theksohet se pas zbatimit të politikës së zgjerimit, asaj të hyrjes pa viza në Hainan për shtetasit nga 59 vende, në shkurt të këtij viti, shumë ekspozues të huaj s'do të kenë më nevojë për vizë. 

Kjo dëshmon për zgjerimin e hapjes së Kinës, në një nivel më të lartë ndaj botës së jashtme. Nga masat për lehtësimin e hyrje-daljeve dhe kryerjes së pagesave të lëvizshme, në politikat për thithjen dhe përdorimin e investimeve të huaja, nxitjen e faktorëve inovativë me standarde ndërkombëtare ekonomiko-tregtare, dera e Kinës po zgjerohet gjithnjë e më shumë, duke shtuar vazhdimisht hapësira për zhvillimin e kompanive të huaja. (Zhang Yan/Elona)