Ministri Koçiu: Kabinetet dentare në shkolla kanë evidentuar problemet e hershme te nxënësit
2024-04-19 14:56:52

Foto:VCG

Foto:VCG

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, deklaroi se mbi 54 mijë fëmijë kanë përfituar nga programi i depistimit të kujdesit dentar në shkolla me trajtime parandaluese dhe mjekuese.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, cituar nga “ATSH”, ministrja Koçiu tha se me hapjen e 154 kabineteve dentare në shkolla është mundësuar evidentimi i problematikave dentare te nxënësit në një fazë të hershme, duke promovuar kujdesin e rregullt për shëndetin dhe mbrojtjen e dhëmbëve.

Koçiu theksoi angazhimin për të siguruar që fëmijët të kenë akses të barabartë në shëndetin dentar dhe krijimin e një mjedisi që ndërgjegjëson kujdesin ndaj shëndetit të tyre të përgjithshëm. (Irma)