Koncert sensibilizues për hemofilinë, në sallën e Kuvendit
2024-04-18 13:09:28

Kuvend (Foto ATSH)

Kuvend (Foto ATSH)

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar luajti në një skenë aspak të zakonshme. Vepra të repertorit klasik botëror janë luajtur në Kuvendin e Shqipërisë.

Ky ishte një aktivitet që pati mbështetjen e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, e cila së bashku me Shoqatën Shqiptare të Hemofilisë organizoi aktivitetin “Bashkë kundër hemofilisë”, për të rritur sensibilizimin publik dhe institucional mbi këtë sëmundje në Ditën Botërore të Hemofilisë, bën të ditur “ATSH”.

Në aktivitet u interpretua muzikë klasike nga Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar me elementë simbolikë dhe mesazhe sensibilizuese. U luajtën vepra nga Sergei Prokofiev “Petri dhe Ujku” dhe Mozart, overturë nga opera “Dasma e Figaros”. (Elona)