Marrëdhëniet e ngushta ekonomike Kinë - Francë favorizojnë ekonominë globale
2024-04-04 11:50:34

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në gjashtë dekadat e fundit, bashkëpunimi mes Kinës dhe Francës në ekonomi dhe tregti, ka kontribuar jo vetëm për zhvillimin ekonomik të dy vendeve, por edhe ka nxitur rimëkëmbjen ekonomike globale.

Me rastin e 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kinë - Francë, dy vendet po kërkojnë thellimin e lidhjeve ekonomike mes tyre.

Kina dhe Franca janë përplotësuese në ekonomi, gjë që krijon mundësi të mëdha për tregti dhe investime. Kina ka avantazh konkurrues në prodhimin e produkteve elektronike dhe makinerive, ndërsa Franca shkëlqen në energjinë bërthamore, fushën hapsinore, mallrat e konsumit të lartë, prodhimet bujqësore dhe verërat.

Franca është partneri i tretë më i madh tregtar i Kinës në BE, me një vëllim të përgjithshëm tregtar dypalësh prej 78.9 miliardë dollarësh në 2023. Eshtë gjithashtu burimi i tretë më i madh i investimeve aktuale të Kinës. Ndërkohë, Kina është partneri më i madh tregtar i Francës në Azi, dhe i shtati më i madh në botë.

Vitet e fundit, sipërmarrjet franceze kanë rritur investimet dhe kanë zgjeruar bizneset në Kinë. Të dhënat tregojnë se u krijuar mbi 6 mijë kompani franceze në Kinë, deri në fund të vitit 2021, me një investim total prej mbi 18 miliardë dollarësh.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qyteti Wuxi në Jiangsu të Kinës Lindore, është një destinacion i rëndësishëm për kompanitë franceze. Deri tani, sipas të dhënave nga Bashkia Wuxi, sipërmarrjet kryesore franceze, si Schneider Electric dhe Legrand Group, kanë investuar në 48 projekte në këtë qytet, me një total prej 980 milionë dollarësh.

Parku Wuxi i Bashkëpunimit Industrial Kino - Francez, u përurua më 18 korrik 2023. Po atë ditë, u nënshkruan pesë marrëveshje me investim total mbi 1 miliard dollarë.

Sipas një sondazhi të vitit 2023, të kryer nga Dhoma Franceze e Tregtisë dhe Industrisë në Kinë, 47% e kompanive anëtare të saj, po planifikojnë të bëjnë investime të mëtejshme në Kinë.

Investitorët kinezë janë gjithashtu të mirëpritur në Francë, veçanërisht në sektorin e automjeteve elektrike, baterive dhe transformimit të energjisë. Në "luginën e baterive" në veri të Francës, sipërmarrjet kineze, si Envision AESC dhe XTC New Energy, bashkohen aktivisht në projekte lokale, për të prodhuar makina elektrike dhe bateri përkatëse, një partneritet i vlerësuar gjerësisht nga një rajon, që mirëpret ri-industrializimin e gjelbër.

Prej vitit 2021, Kina ka qenë vendi më i madh aziatik, në investime dhe krijime të vendeve të punës në Francë, për 3 vjet radhazi, sipas një raporti të Business France. Investimi total i Kinës në Francë është gati 4.9 miliardë dollarë, deri në fund të vitit 2021.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ambasadori i Kinës në Francës, Lu Shaye, në fjalimin e rastit për Forumin e 9-të Europian 2023, tha se ka shumë potencial për bashkëpunimet Kinë-Francë në prodhimin e avancuar, sektorin modern të shërbimeve, ekonominë digjitale dhe transformimim e gjelbër.

“Marrëdhëniet e shëndetshme Kinë-Francë mund të luajnë rol pilot, për lidhje më të gjera Kinë - Europë. Kina dhe Europa ndajnë interesa të përbashkëta zgjeruese.” tha Ambasadori Lu.

(Jiang Lei)