Li Qiang Musk-ut: Tregu gjigant i Kinës, gjithmonë i hapur për firmat e huaja
2024-04-29 11:48:31

Foto nga Xinhua

Tregu gjigant i Kinës do të jetë gjithmonë i hapur për ndërmarrjet me financim të huaj, theksoi kryeministri kinez Li Qiang gjatë takimit  të dielën në Pekin me Elon Muskun, CEO i kompanisë amerikane të prodhimit të makinave elektrike "Tesla".

Li tha se Kina do të punojë shumë për hapjen e mëtejshme të tregut të vet dhe përmirësimin e shërbimeve, për t'u ofruar kompanive të huaja një mjedis më të mirë biznesi dhe mbështetje më të fortë, në mënyrë që kompanitë nga të gjitha vendet të jetë të qeta kur investojnë në Kinë.

Ai theksoi se zhvillimi i "Tesla"-s në Kinë mund të quhet shembull i suksesshëm i bashkëpunimit ekonomik kino-amerikan, duke shtuar që faktet kanë vërtetuar se bashkëpunimi i barabartë e me përfitim reciprok është në interes të dy vendeve.

Kryeministri kinez shprehu shpresën që ShBA-ja dhe Kina do të ecin në të njëjtin drejtim dhe do të promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm të lidhjeve dypalëshe nën drejtimin strategjik të dy krerëve të shtetit.

Elon Musk tha nga ana e tij se uzina e "Tesla"-s në Shangai është uzina me rezultatet më të mira e kësaj kompanie, dhe shprehu gatishmërinë e tij për të thelluar bashkëpunimin me Kinën për të arritur përfitime të përbashkëta. (Çang Çuo)