Fondi Ndërkombëtar i Emergjencës për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) u shpreh më 17 mars se operacionet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës, kanë vrarë më shumë se 13.000 fëmijë palestinezë. Shumë fëmijë të Gazës vuajnë nga kequshqyerja e rëndë dhe s'kanë fuqi as të qajnë”.
Drejtorja Ekzekutive e UNICEF Catherine Russell, u shpreh në një program të medias amerikane se: "Mijëra fëmijë janë plagosur në Rripin e Gazës. Të tjerë mund të jenë varrosur nën rrënoja, pasi nuk arrijmë ti gjejmë. Kurrë nuk kemi parë norma kaq të larta të vdekshmërisë së fëmijëve, në konflikte të tjera në botë.
"Isha në një repart me fëmijë me anemi të rëndë, të kequshqyer. Atje ishte shumë qetë, pasi fëmijët dhe foshnjat nuk kishin fuqi as të qanin" - tha Catherine Russell.
Më 11 mars, në kampin e refugjatëve Jabalia, shumë fëmijë të uritur u vunë në radhë të gjatë për shumë kohë, vetëm për një tas me supë të nxehtë.
Një vullnetar i shpërndarjes së ndihmave ushqimore, tha se problemet e kequshqerjes dhe urisë së fëmijëve në Gazën Veriore, po përkeqësohen dita-ditës. Nuk kanë as ushqim, as ujë, as miell. Për shkak të mungesës së ushqimeve, supa e nxehtë është vetëm me karrota dhe patate të ëmbla. Të rriturit hanë vetëm një vakt në ditë, për të kursyer ushqim për fëmijët e uritur.
Më 21 mars, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se përqindja e kequshqyerjes së fëmijëve nën 5 vjeç në Rripin e Gazës është rritur në 60%. Para shpërthimit të konfliktit ishte më pak se 1%. Organizata Botërore e Shëndetësisë u shpreh se familjet në Rripin e Gazës, nuk mund të sigurojnë ushqimin e përditshëm. E ardhmja e një brezi të tërë në Rripin e Gazës është në rrezik.
Diplomati kinez Wang Kejian vizitoi më 13 dhe 14 mars Izraelin, ku zhvilloi bisedime me zyrtarë të Ministrisë së Jashtme, mbi konfliktin në Gazë dhe lidhjet Kinë-Izrael, sipas Ministrisë së Jashtme të Kinës.
Wang bëri thirrje për armëpushim gjithëpërfshirës dhe ndërprerje të armiqësisë, për të garantuar ndihmën humanitare dhe për të mbrojtur civilët.
Ai gjithashtu kërkoi një zgjidhje politike të çështjes palestineze mbi bazën e "zgjidhjes mes dy shteteve" për të realizuar bashkëjetesën paqësore të Izraelit dhe Palestinës.