Instituti mjekësor “Chung Hwa” i Singaporit nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me “Grupin Gaidon” të Singaporit për të promovuar së bashku trajtimet e mjekësisë tradicionale kineze jofarmakologjike në vend, në një përpjekje për të ndihmuar planin kombëtar shëndetësor të Singaporit dhe vendeve të tjera përmes trajtimeve të mjekësisë tradicionale kineze.
Tre institucione të përfshira nën këtë grup janë: “TCM Inno-Tech & International Promotional Centre”, “Academy of TCM International Education” dhe “Gaidon Electronics Technology Pte Ltd”.
China Daily
Të dy palët kryesisht do të bashkëpunojnë në trajnimin, aplikimin dhe promovimin e teknologjisë së moksibustionit, trajtimet e mjekësisë tradicionale kineze jofarmakologjike, terapitë e specializuara të mjekësisë tradicionale kineze dhe për promovimin e “Programit të Trajnimit dhe Promovimit të Teknologjisë së Moksibustionit Kinë-ASEAN”.
Po ashtu, palët do të punojnë në kërkime klinike për mjekësinë tradicionale kineze, veçanërisht rreth teknologjisë së moksibustionit në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve kronike, shëndetin e të moshuarve, gjendjet jo të shëndetshme dhe rehabilitimin. Të dy palët do të kryejnë gjithashtu kërkime politikash, iniciativa bamirësie mjekësore dhe shëndetësore, kërkime dhe zhvillim të produkteve të teknologjisë së lartë, risi në programet dhe modelet e shërbimit të mjekësisë tradicionale kineze, si dhe popullarizimin dhe përhapjen kulturore të mjekësisë tradicionale kineze.
Liu Shaofu, kryetar i bordit drejtues të institucionit mjekësor “Chung Hwa”, shprehu besimin se përdorimi i gjerë i teknologjisë së moxibustionit do të tërheqë më shumë individë aspirues për të ndërtuar një ekip në rritje të praktikuesve.
Po ashtu, sipas tij, kjo teknologji do të ofrojë kujdes shëndetësor të sigurt dhe efektiv për publikun, si dhe do të ofrojnë mundësi të reja trajtimi për t'u marrë me sëmundjet kronike dhe problemet shëndetësore të plakjes në Singapor.
VCG
Zhang Feng, president i “Singapore Gaidon Group”, tha se si një organizatë shumëkombëshe e krijuar bashkërisht nga burime me cilësi të lartë nga Kina dhe Singapori në epokën e re, grupi është i përkushtuar ndaj ndërkombëtarizimit të mjekësisë tradicionale kineze.
Zhang tha se do të përfshihen investimet dhe zhvillimin e produkteve të teknologjisë së lartë në fushën e mjekësisë tradicionale kineze, promovimi dhe aplikimi i teknologjive të përshtatshme dhe terapitë e specializuara, praktika inovative të edukimit dhe trajnimit si dhe modele të shërbimit shëndetësor. Përfaqësues të “Singapore Gaidon Group” shprehen të nderuar të bashkëpunojnë me institutin mjekësor “Chung Hwa” në fuqizimin e planit kombëtar shëndetësor të Singaporit dhe ndoshta me më shumë vende.
“Në të ardhmen, përveç tre organizatave të përfshira në marrëveshje, grupi do të mobilizojë forcat e të gjitha organizatave të tij për të bashkëpunuar me institutin mjekësor “Chung Hwa” dhe me më shumë partnerë në eksplorimin e zgjidhjeve më cilësore dhe më efikase për adresuar në mënyrë proaktive sfidat e shëndetit global, të tilla si sëmundjet kronike dhe geriatria”,- deklaroi Zhang Feng.
Si një veprim paraprak për zbatimin e marrëveshjes, të dy palët filluan në shtator 2023 Projektin e Institucionit Mjekësor “Chung Hwa” nën “Programin e Trajnimit dhe Promovimit të Teknologjisë së Moksibustionit Kinë-ASEAN”, trajnimin teknik, aplikimin klinik dhe kërkimin e bazuar në prova të teknologjisë.
Pajisje të moksibustionit u lançuan njëkohësisht në spitalin kryesor të institucionit mjekësor “Chung Hwa” dhe në të gjitha degët e tij.