Trenat e mallrave Kinë-Evropë nën krizën e Detit të Kuq
2024-03-03 15:47:23

Kohët e fundit, "Korea Daily" raportoi se bllokimi i kanalit të Detit të Kuq nga forcat e armatosura Houthi shkaktoi një krizë globale logjistike, duke bërë që kostoja e transportit të mallrave nga Koreja e Jugut në BE të rritet me 250% në katër muaj. Meqenëse Kina ka kanale transporti si Trenat e mallrave Kinë-Evropë, konkurrenca e eksportit të kompanive jugkoreane mund të ulet. Shqetësimet e medias jugkoreane tregoi se nën sfondin e krizës së Detit të Kuq, trenat e mallrave Kinë-Evropë shfaqin avantazhet e veçanta.

CFP

CFP

Deti i kuq është një nga rrugët ujore të rëndësishme për në Kanalin e Suezit dhe rruga e domosdoshëm për disa linjat detare tregtare drejt Evropës Perëndimore dhe Shteteve të Bashkuara.

Qysh nga nëntori i vitit të kaluar, forcat e armatosura Houthi sulmuan për herë anijat tregtare të lidhura me Izraelin, shumë anijat tregtare janë detyruar të përzgjedhin rrugën më të largët nëpër pelerinës së shpresës së mirë.

Në këtë moment, Shumë vende evropiane kanë rritur kërkesa për trenat e mallrave Kinë-Evropë, për të zëvendësuar logjistikën detare.

Në krahësim me transportin e detit, çfarë avantazhet kanë Trenat e mallrave Kinë-Evropë?

Avantazhi më i dukshëm është stabiliteti. Revista "Politika e Jashtme" e SHBA-së vuri në dukje se sulmet nga forcat e armatosura të Houthi-ve në Detin e Kuq, thatësira në Kanalin e Panamasë, ose konflikte të mundshme pranë ngushticës së Malacca-s etj, kanë ekspozuar cenueshmërinë e pikave të rëndësishme detare. Në krahësim me rrugën detare, trenat e mallrave Kinë-Evropë paraqitën avantazhet në stabilitetin dhe saktësinë e kohës së arritjes.

CFP

CFP

Avantazhi i dytë është çmimi. Që nga nëntori i vitit të kaluar, kostoja e transportit nga Shangai në Evropë përmes Kanalit të Suezit është rritur afërsisht për tre herë. Në krahësim me trenat e mallrave Kinë-Evropë, transporti detar nuk ka avantazhe të dukshme në çmimin.

Përveç kësaj, shpejtësia e trenave të mallrave Kinë-Evropë është rritur në mënyrë të pandërprerë. Për shembull të trenit të mallrave nga qyteti Xi’an të Kinës veriperëndimore për qytetin Duisburg të Gjermanisë, koha e transportit vajtje-ardhje është shkurtuar në vetëm 10 ditë, 2 ditë më të shkurtër se atë në vitin e kaluar dhe afro një javë më të shkurtër se atë të trenit më të herëshëm.

Trenat e mallrave Kinë-Evropë arrijnë aktualisht në 25 vende dhe lidhin 219 qytete evropiane. Ajo ka hapur një kanal të ri transporti tokësor dhe një urë të re për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar në kontinentin Euroaziatik. (Xu Guang)