Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të 78-të të Kombeve të Bashkuara, Dennis Francis, pranoi një intervistë ekskluzive për CMG-në në Pekin. Këtë vit, Festa e Pranverës është renditur zyrtarisht si festë e Kombeve të Bashkuara. Ai tha se kjo festë është dhurata e Kinës për botën dhe i dërgoi popullit kinez urimet më të mira për Vitin e Ri. Duke udhëtuar përmes hekurudhës me shpejtësi të lartë dhe duke vizituar zonat rurale, ai tha se ditët e qëndrimit në Kinë i dhanë atij mundësinë të ndjente nga afër punën e palodhur të popullit kinez.
Gjatë intervistës, ai bëri thirrje edhe një herë për një armëpushim në Gaza, duke theksuar se banorët e atjeshëm kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare. Në botën e sotme, plot kaos, ai përsëriti se nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm pa paqe.