Video promo për Galanë e Festës së Pranverës për Vitin 2024 të CMG-së
2024-01-26 15:15:15

Me afrimin e Vitit të Ri Kinez, Galaja e Festës së Pranverës të Grupit Mediatik të Kinës (CMG) për vitin 2024 është gati të mahnitë shikuesit në mbarë botën. Galaja, e njohur nga Rekordet Botërore "Guinness" si programi televiziv më i ndjekur në mbarë botën, është bërë një festë kulturore, duke përhapur gëzim me rastin e Vitit të Ri në komunitetin kinez në mbarë botën. 

Me një histori prej 40 vjetëve, Galaja e  këtij viti do të sjellë një festë audio-vizuale për shikuesit globalë. Nëpërmjet këngëve, valleve, pjesëve të operave, fjalëshpejtave dhe skeçeve, galaja pasqyron jetën e përditshme dhe ofron një platformë për njerëzit nga të gjitha sferat e jetës që të ndajnë aspiratat e tyre për një të ardhme më të mirë. 

Mos harroni ta ndiqni shfaqjen më madhështore televizive globale të vitit më 9 shkurt në orën 20:00 sipas orës së Pekinit.

Viti 2024 është viti i loong-ut sipas kalendarit hënor të Kinës. Loong-u simbolizon mbarësinë, mençurinë dhe forcën në kulturën tradicionale kineze. Kudo që të jeni, bashkohuni me ne për të festuar Vitin e Ri Kinez të Dragoit me këtë gala.  (Li Huailiang/Artan)