Rrafshnalta Qinghai-Xizang, e quajtur si "poli i tretë" i botës dhe "kulla e ujit" e Azisë, është një ndër rajonet më të ndjeshme ndaj ndryshimit të klimës. Në pesë dekadat e kaluara, temperatura mesatare atje është rritur dy herë më shpejt se ajo mesatare globale. Banorët e rrafshnaltës po përjetojnë ndryshimet e shkaktuara nga ngrohja globale.
Shtëpia e Palyang-ut është vendosur në një kullotë alpine magjepsëse në Prefekturën Autonome Tibetiane Yushu në provincën Qinghai të Kinës Veriperëndimore. Në vitet e fundit, Palyang-u ka zbuluar se lumenjtë afër shtëpisë së saj po thahen vit pas viti dhe pyeti veten nëse kjo lidhet me ndryshimet klimatike, një term që ajo e dëgjon shpesh në sesionet e trajnimit të organizuara nga grupi i mbrojtjes së mjedisit ku punon.
Për të kuptuar më mirë ndryshimin e klimës, Palyang-u ka nisur një udhëtim për në malin e shenjtë me dëborë Amne Machin në Prefekturën Autonome Tibetiane Golog dhe po eksploron burimet e ujit në qytetin Yushu. Përgjatë udhëtimit, ajo ka përvetësuar një perspektivë të re mbi vendlindjen dhe përpjekjet e mbrojtjes të saj, çka bëri që të marrë një vendim të rëndësishëm.