Mjekësia tradicionale kineze u jep zviceranëve një mundësi të shëndetshme
2024-01-05 10:45:38

Mjekësia tradicionale kineze (TCM) është bërë gjithnjë e më popullore për njerëzit në Zvicër. Në Schaffhausen, një qytet i vjetër në kantonin më verior të vendit me të njëjtin emër, ka shtatë klinika të mjekësisë tradicionale kineze.

“Pas marrjes së terapive me akupunkturë dhe masazh, ndihem mirë dhe i relaksuar”, thotë Mogel, duke vlerësuar trajtimin me mjekësinë tradicionale kineze në një klinikë në Schaffhausen.

Mogel mori trajtimin e tij në një prej tyre, që quhet “TCM-City”. Mogel është një vizitor i përhershëm në klinikën “TCM-City” për shkak të lëndimeve që ka marrë nga aktivitetet sportive.

Xinhua

Xinhua

“Unë besoj te terapitë natyrale”,- thotë ai.

Sipas praktikueses së mjekësisë tradicionale kineze, Jia Kejie, e cila drejton klinikën, shumica e pacientëve të saj janë nga Schaffhausen dhe kantonet fqinje të Zyrihut dhe Thurgau.

Mbi 20 vjet më parë, mjekësia tradicionale kineze filloi të popullarizohej në vendpushimet shëndetësore zvicerane të Bad Ragaz dhe Baden, dhe më pas u përhap gradualisht në të gjithë Zvicrën.

Në ditët e sotme, shumë pacientë referohen nga mjekët në spitale dhe klinika të tjera të mjekësisë perëndimore në klinikat e mjekësisë tradicionale kineze për trajtime plotësuese.

“Ndërsa merrja terapinë me akupunkturë, më zuri gjumi, edhe pse në fillim isha nervoze”, thotë Miroslava, e cila ka kohë që vuan nga çrregullime fizike dhe mendore.

Miroslava, e cila merret me edukimin e hershëm të fëmijëve, thotë se mjekimin e kishte provuar diku tjetër, por nuk funksionoi. “Më në fund e pranova rekomandimin e mikut tim dhe vendosa ta provoj këtë klinikë”.

Në klinikë, Jia dhe kolegu i saj Zhang Zhitai komunikojnë me pacientë në gjermanishte të rrjedhshme.

Në orën dhjetë të mëngjesit, me orën lokale, pacienti i parë përfundoi trajtimin duke u larguar nga klinika. Pacienti tjetër ishte rrugës. Në këtë mot të ftohtë dhe të lagësht, shumë pacientë e frekuentojnë këtë klinikë për kurimin e sëmundjeve reumatizmale. Jia kishte në program të trajtonte 14 pacientë atë ditë.

“Praktikantët e mjekësisë tradicionale kineze në Zvicër kryejnë rregullisht biznes online ose me prani fizike”,- tha Jia, e cila është diplomuar në një universitet të mjekësisë tradicionale kineze në Kinë dhe e ka praktikuar mjekësinë tradicionale kineze në Zvicër për më shumë se 20 vjet.

Jia, e cila është gjithashtu nënkryetare e një shoqate lokale që përfshin mjekësinë tradicionale kineze dhe mjekësinë perëndimore, thotë se klinika e saj në Schaffhausen ka trajtuar rreth 60.000 pacientë që nga hapja e saj në vitin 2002. Rreth 5000 persona janë paraqitur në klinikë dhe kanë marrë trajtim përmes mjekësisë tradicionale kineze.

CFP

sportistët e huaj pranuan trajtimet mjekësore e MTK-së/CFP

“Mjekësia tradicionale kineze është ilaçi natyror me një sistem të plotë teorik mjekësor”,- tha ajo, duke shtuar se vetitë e saj unike janë gjithashtu burimi i zhvillimit të saj të vrullshëm në Zvicër.

Klinika e Jia-s krijon një dosje mjekësore për çdo pacient dhe mban shënime të detajuara për çdo trajtim.

“Në përputhje me ligjin zviceran, ne i mbajmë të gjitha rastet e pacientëve për të paktën 10 vjet”,- deklaroi Jia.